Secondary Adv

Permasat e paimagjinueshme te migracionit ne bote dekadat e fundit

Share on Google+

Një hartë interaktive e re e pabesueshme ju lejon të shihni saktësisht se si nivelet e migrimit janë rritur në të gjithë globin në tre dekadat e fundit.

 

Ekspertet përdorën figura të Kombeve të Bashkuara për të përshkruar numrin e njerëzve që lëvizin brenda dhe jashtë kombeve anembanë globit nga 1990 deri në ditët e sotme. Disa vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërinë e Bashkuar, kanë parë dyfishimin e numrit të emigrantëve gjatë 30 viteve të fundit. Harta gjithashtu tregon saktësisht se ku kanë ardhur emigrantët në botë nga secili vend dhe ku kanë përfunduar emigrantët nga vende të caktuara.

 

Harta tregon se migrimi në SHBA është rritur nga 23,250,000 në vitin 1990 në 49,780,000 në 2017. Në Mbretërinë e Bashkuar, ky numër  ishte 3,650,000 në vitin 1990, dhe vjen duke  u  rritur në 8,840,000 në 2017. Emigrimi jashtë SHBA nga banorët gjithashtu u rrit, nga 1,740,000 në vitin 1990 në 3,020,000 në 2017, ndërsa në Britaninë e  Madhe ky numër u rrit nga 2,680,000 në 4,920,000.

Sipas Divizionit të Popullsisë të Kombeve të Bashkuara, një migrant ndërkombëtar është dikush që ka jetuar për një vit ose më shumë në një vend tjetër nga ai në të cilin ai ose ajo ka lindur. Kjo do të thotë se shumë punëtorë të huaj dhe studentë ndërkombëtarë numërohen si emigrantë. Për qëllimet e funksionit interaktiv, vlerësimet Pew lidhur me numrin e emigrantëve të paautorizuar që jetojnë në vende të ndryshme, gjithashtu përfshihen në numërimin e përgjithshëm. Nga ana tjetër, turistët, punonjësit e ndihmës së huaj, punëtorët e përkohshëm të punësuar jashtë vendit për më pak se një vit dhe personeli ushtarak jashtë shtetit zakonisht nuk numërohen si emigrantë.

 

Kombet e Bashkuara përdorin një taksonomi të kombeve dhe territoreve dhe i klasifikojnë emigrantët e lindur në territore si emigrantë ndërkombëtarë, edhe nëse shtetësia e tyre është e ndryshme nga territori i tyre i lindjes. Të dhënat e OKB-së llogarisin njerëzit të lindur në Puerto Rico, një shtetësi amerikane, si emigrantë ndërkombëtarë edhe pse janë shtetas të SHBA nga lindja. 

 

Për këtë arsye, disa vlerësime të OKB-së për popullsinë e lindur jashtë vendit të paraqitur këtu mund të ndryshojnë nga vlerësimet e tjera të publikuara nga Zyra e Regjistrimit të SHBA-së ose Qendra Kërkimore Pew. Si një shembull tjetër, vlerësimet e fundit të Pew Research Center tregojnë se shumë më pak emigrantë nga Meksika kanë hyrë në Amerikë dhe një numër mjaft i madh i tyre janë rikthyer në Meksikë.

 

Pew ka zbuluar në  muajin mars se gati 1.5 milionë njerëz kanë lënë  Afrikën Sub-Sahariane për të shkuar në  Evropën dhe Shtetet e Bashkuara që nga viti 2010, ndërsa miliona të  tjerë po bëjnë  plane për  të ndjekur gjurmët e tyre. Në 2017, rreth 5.2 milionë emigrantë të Afrikës së Veriut jetonin në vendet e BE, Norvegji dhe Zvicër, krahasuar me rreth tre milion në vitin 1990. Pavarësisht nga rritja e madhe, korridori i migracionit të Afrikës Veriore në Europë është tkurrur nga korridori më i madh në botë - Meksikë në SHBA. Rreth 12 milionë emigrantë meksikanë jetojnë në SHBA që prej vitit 2017.


Më të lexuarat