Secondary Adv

Valixhja e cila ju ndjek pas kudo ku ju shkoni

Share on Google+

Një valixhe robotike e cila është e aftë të ju ndjekë kudo që të shkoni, është promovuar këtë vit në CES. Firma kineze 90Fun ka zbuluar valixhen e saj Puppy1 të pajisur me një chip me një sistem të auto-ndjekjes dhe teknologjinë Segway të vetë-balancimit për të parandaluar rënien.

 

Në një demonstrim në CES, 90Fun tregoi se si valixhja mund të lëvizë përreth ose duke u kontrolluar nga një njeri, ose duke i bërë ajo të gjitha veprimet vetë. Segway Ninebot gjithashtu shfaqi robotin e saj të adhurueshëm Loomo dhe versionin e shpërndarjes autonome, Loomo Go i cili ben shperndarje duke bërë të njëjtën gjë si dhe valixhja, lëviz në mënyrë autonome. Puppy është një valixhe auto-ndjekëse me telekomandë RF me radar me pozicionim të integruar. Përdoruesit mund të komandojnë lëvizjen e saj duke përdorur një levë, ose e thërrasin brenda 20 metrave për ta vendosur atë në auto lëvizje, duke ju ndjekur në këtë mënyrë kudo ku ju shkoni. 

Ajo ka inteligjencë të dyanshme, që do të thotë se mund të shkojë para dhe pas. Puppy 1 është e pajisur me mënyra të ndryshme ndihmëse për lloje të ndryshme udhëtimi. Mund të ngjitet në një lartësi deri në 30 shkalle dhe të kalojë një rrugë me gunga. Valixhja gjithashtu ka goma 6 inç dhe eshte e pajisur me të gjitha gomat e përshtatshme për mot të ndryshëm. Valixhja e cila ju ndjek në mënyrë automatike nga pas, mund të ecë deri në 5 kilometra në orë por ajo mundet të shkojë deri në 18 km për orë. Mund të përdoret gjithashtu si valixhe e rregullt, 'jo e zgjuar'.

  

Por, duket se nuk mund  të mbajë shumë, pasi ka një kapacitet të vogël për të mbajtur sendet tuaja. Puppy 1 ka një kabinën 20 inç, dhe mund të mbajë rreth 30 litra. Gjithashtu është e pajisur edhe  me një kosh  të mbështetur prapa, i cili mund të mbajë sende të vogla. Ajo gjithashtu ka një bllokues sigurie  i kontrollueshem me  gjurmët e gishtave, me aftësinë për të kujtuar  deri ne  5 gjurmë gishtash.Puppy 1 u demonstrua së bashku me robotin Loomo të Segway-it. Loomo është projektuar të jetë si një 'transportues mini personal' dhe një 'robot inteligjent'. Përdor kamera të Intel, duke i dhënë asaj fuqinë e njohjes së thellësisë, njohjes së fytyrës dhe gjurmimit të  personave. Sipas 90Fun, valixhet automatike do të dalin në shitje në 2018. Segway gjithashtu tregoi Loomo Go - një robot i shpërndarjes autonome i projektuar për kryerjen e ngarkesave të vogla në hapësira të brendshme.

  

Ajo mund të mbajë deri në 50 kg kuti për shpërndarje, dhe mund tidorëzojë  ato brenda 8 orësh. Loomo Go mund të shmangë pengesat dhe madje edhe të përdorë ashensorin vetë, dhe  gjithashtu të sigurojë përditësime në kohë reale. "Ai përdor sensorë të avancuar dhe teknologji vizuale SLAM për të lëvizur në mënyrë të efektshme dhe të pavarur përmes mjediseve urbane të zëna, duke përfshirë: qendrat tregtare, ndërtesat e zyrave, aeroportet, parkingjet, etj", sipas Segway Robotics. Dhe, me teknologjinë e saktë të hartës 3D, ai kurrë nuk do të humbasë.


Më të lexuarat në Inovacion