Secondary Adv

Robotet tashme mund te bashkebisedojne

Studiuesit janë një hap më afër krijimit të inteligjencës artificiale që mund të komunikojë ashtu si njerëzit.

 

Një social chatbot, i cili nënkupton një program kompjuterik që zakonisht stimulon biseda mes njerëzve dhe robotëve, i krijuar nga Microsoft dhe aktualisht po përdoret në Kinë mund të ndërpresë njerëzit gjatë bisedës. Kjo teknologji mund të transformojë bisedat ndërmjet AI dhe njerëzve në ndërveprime më të natyrshme.

 

Kur njerëzit ndërveprojnë me shumicën e asistentëve  dixhitalë personalë ose chatbots sot, përvoja është shumë e ngjashme me të folurit në një radiomarrëse ose shkëmbimit të mesazheve me shkrim: së pari një palë bashkëbiseduese thotë ose shkruan diçka dhe pastaj pala tjetër e percepton këtë informacion dhe përgjigjet. 

Tani, Microsoft's AI-powered chatbot XiaoIce nga Microsoft do të vijë në një mënyrë më të ngjashme me njeriun. Inxhinieri kryesor Li Zhou shpjegoi: 'Njerëzit nuk flasin në këtë mënyrë. Është arti i të biseduarit që njerëzit përdorin në jetën e tyre të përditshme ai që i dallon.  Zhou vuri në dukje se ajo që dallon aftësitë  biseduese të njerëzve nga ato të AI është aftësia njerëzore për të folur dhe dëgjuar në të njëjtën kohë.

 

Shpesh, njerëzit mund të parashikojnë se çka do të thotë partneri i tyre i bisedës para se personi të përfundojë ende  fjalinë e tij. Kjo çon në ndërprerje natyrore dhe njerëzit po ndërtojnë informacionin që ata mendojnë  se do të dëgjojnë. Microsoft beson se ka krijuar zbulimin e parë teknologjik që mund t'i lejojë njerëzit që të kenë një bisedë me një chatbot të mundësuar nga AI që është më shumë si ajo përvojë natyrore që një person mund të ketë kur flet në telefon me një mik.

 

Tipari i ri lejon XaioIce të komunikojë duke përdorur 'dyfishim të  plotë', që do të thotë se mund të flasë dhe të dëgjojë në të njëjtën kohë.  Më shumë se 200 milionë njerëz në Azi përdorin XiaoIce, dhe Microsoft tani po përpiqet të zbatojë teknologjinë e re në chatbots të tjerë, mes të cilëve Zo, e cila përdoret në SHBA.


Me te lexuarat ne Inovacion