Secondary Adv

Fshesa robotike inteligjente e cila mund te kontrollohet nga nje smartphone

Share on Google+

Fshesa robotike inteligjente ECOVACS DEEBOT OZMO930 është e pajisur me të gjitha opsionet dhe karakteristikat që kërkohet tek çdo fshesë tjetër robotike por edhe shumë më tepër se kaq.

 

Ajo përmban të integruar të dyja aplikacionet, Alexa dhe Google Assistant, si dhe një mënyrë plotësisht autonome të të përdorurit të sensorëve për të hartuar dhomën tuaj dhe për të parandaluar pengesat dhe rëniet. Ajo do të punojë deri në 100 minuta për çdo herë që ajo karikohet përpara se të drejtohet vetë për në vendodhjen bazë të saj ku dhe do të karikohet për të funksionuar më tej. Sapo të rikarikohet, do të nisë punën aty ku u ndërpre.

Gjatë testit të tij OZMO 930 impresionoi mjaft me performancën. Është një model i kushtueshëm 599.99 dollarë, por funksionon më mirë se çdo model tjetër të testuar në dysheme të forta dhe në tapet të ulët. Kjo fshesë trajton çdo papastërti përfshirë këtu edhe qimet e qenve pa asnjë problem, duke e lënë sipërfaqen të pastër. Dhe së fundi, ky model ka dy karakteristika të jashtëzakonshme që nuk do të mund të gjenden as në fshesat më të shtrenjta. Së pari, ai ndjen kur lëviz nga dyshemeja e vështirë në qilim dhe automatikisht do të dyfishojë thithjen. Së dyti, OZMO 930 ka një tipar mjaft të rëndësishëm, pompa të specializuara të ujit, dhe gjithashtu automatikisht ai shmang tapetin ndërsa është në modalitetin e pastrimit.


Më të lexuarat në Inovacion