Secondary Adv

Jelly Comb, Tastiera e re hi-tech e cila mund te perthyhet

Share on Google+

Disa nga tastierat e sotme janë tashmë mjaft të vjetëruara për sa i përket modelit të tyre dhe në pamjen e zakonshme QWERTY që ne të gjithë jemi mësuar. Tashmë mund të keni një tastierë të re hi-tech të bërë nga materialet më të fundit si dhe me opsionet nga më të ndryshmet, ku përfshihet edhe përthyeshmëria.

 

Ju mund të gjeni tastierë që ju ndihmojnë të rrisni komoditetin, shpejtësinë dhe saktësinë tuaj për të maksimizuar produktivitetin tuaj ose mund të zgjidhni diçka që duket mjaft e bukur dhe ju bën të ndiheni sikur të jeni futur në të ardhmen.

 

Jelly Comb Keyboard

 

Çfarë e bën këtë tastierë të veçantë nuk është materiali, nuk është paraqitja, nuk janë butonat, nuk është madje as madhësia e saj. Çfarë e bën këtë tastierë të re dhe të përmirësuar është përthyeshmëria e saj. Jelly Comb Keyboard ka një dizajn të dyfishtë përthyeshmërie që të mund ta vendosni kudo. Përveç kësaj, ajo ka një opsion të prekjes së mausit kështu që ju mund të kontrolloni krusorin në pajisjen tuaj pa pasur nevojë për të përdorur një mouse. Megjithë madhësinë e saj, është një tastierë e vërtetë me butonat aktualë dhe mund të shkruash normalisht mbi të. Natyrisht, hapësira midis çelësave është pak e ngushtë për shkak se  krijuesit e kërkuan të tillë për ta bërë atë sa më të lëvizshëm që të jetë e mundur, por prapë mund të punohet lehtësisht në të.

Është e hollë, kështu që do të ishte e përkryer për të udhëtuar me të dhe pas vetëm dy orësh karikim, mund të zgjasë deri në 560 orë para se të keni nevojë për ta vendosur përsëri. Kjo  tastierë me madhësi sa të një xhepi, lidhet me pajisjet tuaja (deri në tre në një kohë) nëpërmjet Bluetooth dhe është e përshtatshme për  iOS, Windows dhe Android.


Më të lexuarat