Secondary Adv

Ne te ardhmen robotet do te zevendesojne ushtaret

Share on Google+

Luftërat e së ardhmes do të kryhen kryesisht nga robotët. Në një hap drejt këtij skenari, makineritë janë përdorur në vend të njerëzve gjatë një ushtrimi ushtarak të përbashkët Britanik dhe Amerikan. 

 

Ushtarët njerëzorë panë tanket pa pilot të pastronin një zonë për minat tokësore dhe të kalojnë  një hendek mbi pengesat në një stërvitje me tanke të kontrolluara në largësi. Është hera e parë që robotët janë përdorur për këtë qëllim. Stërvitja u krye si pjesë e demostrimit të Konceptit të Kompleksit Robotik, mbajtur në Zonën e Trajnimit Grafenwoehr në Gjermani. Ai kishte për qëllim të provonte  efektivitetin e përdorimit të sistemeve pa pilot për një nga detyrat më të rrezikshme: pastrimin e minave në fushën e betejës.

Në stërvitje, tanket M1A2 Abrams ofruan mbulim të zjarrit dhe automjetet inxhinierike të Britanisë Terrier pastruan një fushë të minuar të stimuluar dhe ngritën një hendek për tanke. Zyrtari amerikan, toger Cody Rothschild tha: Ky është një moment historik. "Ky është një hap i madh përpara për Ushtrinë dhe për robotikën."Zhdukja e pengesave të armikut mund të jetë jashtëzakonisht e rrezikshme dhe shpesh i lë ushtarët të ekspozuar ndaj forcave të armikut. Automjetet ekzistuese të ekipit janë përshtatur me komandues robotikë  të cilët do tu lejojnë atyre të drejtohen nga ushtarët pa u shqetësuar për rrezikun nga makinat që kanë pranë.

 

Përkundër ditëve të hershme të teknologjisë, ushtarët janë të ngazëllyer për implikimet afatgjata. "Kur erdha për herë të parë, nuk prisja që të shihja robotë(operacione luftarake) të tillë. Të jesh në gjendje ta shohësh atë, më tregon se çfarë do të jetë e ardhmja, dhe kjo është shumë e mirë", tha Lejtnant Derosin. Siguria dhe ruajtja e trupave është me rëndësi për forcat e armatosura dhe përdorimi i robotikës mund të revolucionojë luftën në të ardhmen.


Më të lexuarat