Secondary Adv

Pajisja qe perdor inteligjencen artificiale per te identifikuar semundjet

Share on Google+

Regulatorët e shëndetësisë Amerikane kanë aprovuar pajisjen e parë të inteligjencës artificiale e cila mund të identifikojë sëmundjet pa qënë nevoja për një doktor.

 

Pajisja, e quajtur  IDx-DR, është dizenjuar për të detektuar shkakun më të zakonshëm të humbjes së shikimit për më shumë se rreth 30 milionë Amerikanë të cilët vuajnë nga diabeti. Kjo pajisje është e ndërtuar me kamera të cilat fotografojnë sytë e pacientit, i cili me ndihmën e një algoritmi arrin të përcaktojë nëse ka shenja të diabetit retinopatik. Një gjë e tillë do të thotë që çdo doktor mund ta përdorë atë, duke përfshirë këtu edhe mjekët specialistë të cilët kanë të bëjnë më shpesh me pacientët e sëmurë me diabet.

 

Pajisja IDx-DR do të përdoret për të dalluar diabetin e tipit retinopatik, pra diabetin që prek retinën e syrit dhe si pasojë sjell edhe humbjen e shikimit tek pacientët që vuajnë nga kjo sëmundje, në të cilët niveli i lartë i sheqerit në gjak çon në dëmtimin e enëve  të gjakut të retinës duke shkaktuar pasojat e lart përmenduara.

Programi IDx-DR përdor sistemin Al për të analizuar pamjet e syrit të marra nga një kamera retinale. Sistemi i tregon doktorit që pacienti ose ka më shumë se një retinopati të lehtë dhe duhet ti drejtohet kujdesit profesional të syve për trajtime të mundshme, ose është negativ për diabet retinopatik dhe i duhet të riekzaminohet përsëri brenda 12 muajve. Shumë pacientë me diabet nuk janë ekzaminuar në mënyrën e duhur për diabet retinopatik duke qenë se rreth 50 përqind e tyre nuk kanë qenë tek mjeku i syve për një hark kohor prej një viti. Duhet theksuar që dallimi në kohë i kësaj sëmundjeje është i rëndsishëm për të menaxhuar trajtimin dhe për të pasur rezultat pozitiv ndaj kurës në një kohë më të shkurtër. 

  

Gjatë një vizite mjeksore, IDx-DR ishte  i aftë të identifikonte në mënyrë të saktë prezencën e  një diabeti rinopatik më shumë se të lehtë, pra në një fazë më të agravuar, në rreth 87.4 përqind të kohës dhe të identifikonte gjithashtu edhe ata të cilët nuk vuanin nga kjo sëmundje, në një nivel prej 89.5 përqind të rasteve.


Më të lexuarat