Secondary Adv

Targa dixhitale ne rruget e Dubait

Share on Google+

Autoritetet e Dubait po planifikojnë të prezantojnë një targë me numra dixhitale  të aftë për të gjurmuar vendodhjen e drejtuesve të automjeteve dhe të njoftojnë policinë për drejtuesit që shkelin rregullat e qarkullimit.

 

Targat e reja do të jenë të sinkronizuara në një llogari të përdoruesit në këtë mënyrë tarifat e parkimit, gjobat rrugore ose rinovimet e licencës së targave do ti hiqen automatikisht drejtuesve nga policia. Policët e qytetit shprehen se teknologjia do të përdoret kryesisht për të ndihmuar shërbimin e emergjencës për të lokalizuar aksidentet. Mendohet se këto targa gjithashtu mund të kenë disa ndryshime të tilla si pajisja me një alarm të veçantë ose disa forma të tjera lajmerimi nëse ato janë vjedhur. 

Por gjithashtu në të njëjtën kohë ka edhe shqetësime nga një palë tjetër të cilët mendojnë se këto targa do të shkaktojnë probleme të privatësisë duke qenë se ato mund të përdoren për të kapur drejtuesit të cilët ngasin makinën përtej normës së lejuar  të shpejtësisë. Targa dixhitale e quajtur Tag to connect, është një ekran inteligjent i cili do të zëvendësojë targën aktuale të përbërë prej metali. Duke instaluar targën dixhitale në makinën tënde nuk të duhet të shkosh çdo vit për të rinovuar targën tënde të automjetit, por tashmë regjistrimi i makinës do të jetë automatikisht i rinovuar pasi të keni kaluar testin e drejtimit të automjetit.

 

Targa dixhitale gjithashtu do tu mundësojë automjeteve të lidhen me njëri tjetrin. Prandaj edhe është quajtur "Tag to Connect" , drejtuesit mund të shkëmbejnë informacion mbi gjendjen e trafikut ose nëse një aksident ka ndodhur në një nga rrugët e qytetit. I gjithë informacioni do të lidhet drejtpërdrejtë me sistemin e komanduar qëndror  të RTA. Ende nuk dihet qartë se sa do të kushtojnë këto targa, por sipas disa informacioneve nuk është vendosur një shifër e saktë duke qenë se tashmë ato ende janë në fazën e testimit.


Më të lexuarat