Secondary Adv

5 destinacionet qe mund te vizitohen me nje buxhet te vogel

Share on Google+

Nëse keni një buxhet të limituar dedikuar pushimeve, këto janë disa nga destinacionet më interesante të cilat nuk do të ndikojnë shumë në buxhetin tuaj nëse i vizitoni.

 

Ekuadori

Me hotelet historike, restorantet e njohura për kuzhinën origjinale dhe rrugët piktoreske, është i gjithi për ju për tu eksploruar. Quito, së bashku me pyjet e mrekullueshëm të shiut, janë një minierë ari për studentët që duan të përjetojnë një kulturë ndryshe.

Kolumbia

Bogota (kryeqyteti i Kolumbisë) dhe Kartagjena ofrojnë shumë për të parë për çdo turist me një buxhet të limituar. Si një bonus shtesë, ka malet (Ande), bregun e Karaibeve dhe xhunglen (Amazonën) për tu vizituar.

Shqipëria

Shqipëria ofron një mundësi të mrekullueshme për turistët që udhëtojnë me pak buxhet. Trashëgimia kulturore e mahnitshme, peizazhi piktoresk, bukuria natyrore, gjithashtu transporti lokal i përballueshëm do t'ju lejojë të eksploroni vendin që ka ndarë historinë me shumë perandori.

  

Indonezia

Fluturimet e lira janë përfitimi i parë i madh. Indonezia ka ishuj të shumëfishtë për të zgjedhur, mbi 14 mijë të tillë dhe gjithashtu ofron një sërë aktivitetesh interesante: sërfi, zhytja, dhe peshkimi janë vetëm një listë e shkurtër e atyre sporteve që mund të ju ndihmojnë të argëtoheni.

 Nicaragua 

Toka e vullkaneve dhe liqeneve. Nëse e shijoni natyrën, ky destinacion është pikërisht ai që ju keni kërkuar! Ujvarat , malet, vullkanet, plazhet e qeta dhe majmunët kudo. Udhëtarët në kërkim të aktiviteteve mund të gjejnë kënaqësi në shëtitje, kalërim, not, sërf, peshkim dhe shumë më tepër. 


Më të lexuarat