Secondary Adv

Tashme lentet e kontaktit mund te sherbejne si syze dielli

Share on Google+

Pëlqehen apo jo nga njerëzit, syzet e ndryshueshme, të cilat automatikisht errësohen kur dallojnë praninë e rrezeve të diellit, kanë vërtetuar tashmë se janë metoda më e përshtatshme. 

 

 

Një teknologji e tillë e aplikuar tek syzet optike ka ekzistuar për dekada me rradhë, por tani ka një përmirësim mjaft të madh lidhur me këtë teknologji. Kompania Johnson & Johnson ka nxjerrë një linjë  të re të lenteve të syve të cilat e vendosin filtrin e zbehjes së dritës së diellit direkt në syrin tuaj, për të bllokuar në këtë mënyrë rrezet e forta dhe të dëmshme të diellit, pa qenë nevoja për të mbajtur syze. Por për ata të cilët kanë një ngjyrë të çelur të syve, mund të krijojë një efekt të zymtë kur ata shfaqen në diell.

 

 

Këto lente kontakti janë të parat në llojin e tyre të cilat kanë të inkorporuar të njëjtën teknologji që është përdorur  tek syzet të cilat automatikisht errësohen kur dallojnë praninë e rrezeve të diellit. Të quajturat Acuvue Oasys, lentet me teknologjinë inteligjente të transformimit të dritës, janë krijuar për tu mbajtur të vëna maksimumi në një periudhë kohore prej dy javesh, dhe më pas ato këshillohen të hidhen duke qenë se e humbasin vetinë e tyre. 

 

Secila nga lentet është e pajisur me shtesë fotokromike, e cila  bllokon rrezet UV të diellit. Kjo do të thotë se njëjtë si syzet transformuese, ato errësohen kur ekspozohen në rrezet e forta të diellit, dhe kthehen në gjendjen normale kur përballen me kushte të tjera atmosferike. Lentet kanë si qëllim përdorimin në perditshmëri për të përmirësuar shikimin në të dyja rastet e problemeve të shikimit, pra si për ata që kanë probleme me shikimin nga afër por dhe për ata në distancë. Ndërkohë disa mund të jenë dyshues në përdorimin e këtyre lenteve, por kompania shprehet se teknologjia i është nënshtruar fillimisht testeve të shumta përpara se të arrijë tek përdoruesit. 

 

Ky inovacion ka ardhur si rezultat i kërkimeve mbi nevojat e jetesës së konsumatorëve dhe përshtatet gjithashtu me pikësynimet e kompanisë për të ardhmen, lidhur me kujdesin për shikimin e njerëzve.


Më të lexuarat