Secondary Adv

Se shpejti cdo distance e larget e botes do te arrihet ne 60 minuta

Share on Google+

Në vend që të rezervoni bileta avioni per të udhëtuar, së shpejti ne mund të na duhet të rezervojmë një udhëtim me raketë.

 

Gwynne Shotwell, presidente e SpaceX, shprehet se raketa e cila u mundëson njerëzve të udhëtojnë përreth botës në një distancë kohore brenda 60 minutash, do të jetë shumë shpejt një realitet. Raketa do të ulet dhe niset vertikalisht, njëjtë me një raketë hapësinore, dhe për udhëtimet nëpër botë do të niset nga zonat mbajtëse të tyre të ankoruara jashtë qyteteve të mëdha. Do të fluturojë shumicën e itinerareve për shembull nga New York në Tokyo, në rreth 30 minuta dhe kudo nëpër botë në më pak se një orë kohezgjatje. 

 

Nje udhëtim nga Bankok për në Dubai do të zgjasë 27 minuta dhe nga Tokyo për në qytetin e Delhit brenda 30 minutave, duke u bazuar tek përllogaritjet e bëra referuar kohëzgjatjes normale  që i duhet një avioni dhe shpejtësisë me të cilën e ëen këtë itinerar raketa. Teknologjia e cila do të bëjë të mundur shkurtimin në mënyrë të konsiderueshme të distancave kaq të largëta duke e bërë më të lehtë udhëtimin nga skaje të ndryshme të botës, mendohet se do të jetë gati të kryejë nisjet e para brenda një dekade.  

 

Përmasat e raketës do të jenë më të medha se përmasat e çdo rakete tjetër ekzistuese, dhe gjithashtu mendohet se do të shërbejë gjithashtu për të dërguar satelitë në orbitë, ngarkesa dhe ekuipazh drejt stacionit hapësinor  ndërkombëtar dhe gjithashtu mund të drejtojë misione drejt hënës. Me një shpejtësi maksimale prej 29,000 km/h, BFR mund të mbajë rreth 80 ose 200 njerëz në çdo udhetim drejt Marsit, teksa udhëtimi i parë drejt këtij planeti mendohet të jetë në 2024. 

Njëjtë si me planet për udhetimet brenda planetit të tokës, edhe udhëtimet drejt Marsit planifikohen të bëhen realitet brenda një dekade.


Më të lexuarat