Secondary Adv

Trendet pranverore per nje dekor plot jete te shtepise tuaj

Share on Google+

Pranvera është një sezon shumë i këndshëm në botën e dizajnit të brendshëm, sepse zakonisht i jep asaj ngjyra më të guximshme, modele më të gjalla dhe në përgjithësi është një stinë plot jetë, gjë që e bën atë ndryshe nga stinët e tjera. Dhe për fat të mirë për të gjithë ne, ky vit nuk është aspak përjashtim.

 

Mirupafshim minimalizëm; Përshëndetje Wabi-Sabi

Wabi-Sabi është në thelb një estetikë që gjen bukuri në papërsosmëri. Mendoni për një krevat të thjeshtë, të çrregullt, gjithashtu detajet origjinale artizanale si qeramika të punuara me dorë lënë përgjithësisht jashtë stilin në formë A dhe të rregullt duke i lënë vendin një stili të çrregullt por në të njëjtën kohë plot jetë.

 Të gjitha mobiljet të rrumbullakta 

Këtë sezon, mobiljet marrin një formë tjetër, vijnë të rrumbullakosura me një stil kryesisht Otoman, duke i bërë shtëpitë shumë më të rehatshme dhe miqësore.

  

Parajsa tropikale

Botanika e gjelbër me gjethe, ngjyra e ndezur e trëndafilit, dhe çdo print tjetër tropikal që mund të mendoni, duhet të jenë patjetër këtë sezon pjesë e dekorit në mure.

Aksesorët e stolisur 

Tunxhi është një material çuditërisht i gjithanshëm që mund të përmirësojë aspektin estetik të pothuajse çdo dekori. Plus, ai ka edhe veçori të tjera përdorimi, si pjesë e stilit vintage, i jep më shumë shkëlqim pamjes, kështu që ju mund të eksperimentoni në mënyra të ndryshme.

 

Detajet e ngrohta, natyrore  

Materialet organike kanë një mënyrë unike për të sjellë një ambjent mikëpritës dhe të ngrohtë në shtëpi, dhe këto detaje janë detyrimisht për tu shtuar në ambjentin tuaj. Çdo gjë nga kabineti i drurit natyror, tek vazo prej betoni deri tek sirtari i lëkurës shkojnë mrekullisht bashkë duke krijuar një shtëpi me ngrohtësi dhe stil të sofistikuar. 

  

Dekoret e rehatshme dhe të këndshme të zyrës tuaj

Ky sezon është përgjithësisht në favor të printimeve të gjalla, mesazheve motivuese dhe krijuese, me theks të personalizuar.

E bardha dhe e zeza klasike

Bukuria e këtij kombinimi është se, përveç të qenurit në modë, është gjithashtu një dekor të cilit nuk i ikën kurrë koha. Kjo do të thotë që ju mund ta aplikoni atë pa frikën se brenda pak muajve do të mund të duket si diçka e dalë mode dhe e vjetëruar. 


Më të lexuarat