Secondary Adv

10 destinacionet me interesante per te pushuar ne 2018

Share on Google+

Edhe pse ende ndodhemi në stinën e pranverës, stina e verës, ajo stinë e cila kryesisht i dedikohet pushimeve, është shumë pranë.

 

Prandaj për ta bërë më të lehtë vendimin se cili do të jetë destinacioni i rradhës për verën 2018, bazuar në disa kerkime mbi vendet më interesante europiane për të pushuar këtë vit, janë përzgjedhur 10 prej tyre. Secili nga vendet ofron diversitet duke iu përshtatur preferencave të ndryshme të pushuesve.  

 

1. Wroclaw, Poloni

Ky qytet i bukur, i quajtur "Venecia polake" është i rrethuar nga uji dhe është i mbushur me më shumë se 120 ura që lidhin 12 ishuj të mrekullueshëm, ndër të cilat ishulli i Katedrales.

 

2. Bilbao, Spanjë

 

Atmosfera në qytet nuk mund të kapet nga fotografi dhe është gjithashtu e papërshkrueshme nga  fjalë. Bilbao është gjithnjë në ndryshim, evolutive dhe e hapur ndaj botës.

 

3. Kolmar, Francë

  

Ky është ndoshta një nga destinacionet më simpatik, romantik dhe magjik në Europë! Colmar me të vërtetë bën që udhëtarët nga e gjithë bota të ëndërrojnë.

 

4. Ishulli i Hvar, Kroacia

Hvar është ndoshta ishulli më i bukur në Evropë. Njerëz të famshëm, artistë dhe udhëtar nga e gjithë bota e duan. Ky destinacion kombinon cilësinë e jetës, peizazhet luksoze, ujërat kristal të qartë, dielli, gastronomia dhe trashëgimia kulturore.  

 

5. Riga, Letoni

Ky qytet ka qenë gjithmonë një udhëkryq i kulturave të ndryshme. Qyteti është gjithashtu i lidhur me natyrën, ujin dhe pyjet. Ju mund  mos dini se Riga gjithashtu ka ishuj të bukur, plazhe dhe kodra. 

 

6. Milano, Itali

 

Milano ka simbolet e saj, duke përfshirë Duomin me një pamje të mrekullueshme në të gjithë qytetin. Ju mund të bëni pazar në Galerinë Vittorio Emanuele II dhe dyqanet e saj elegante, të bëni piknik në një nga parqet e shumta dhe të bukura në Milano ose të admironi Darkën e Fundit të Da Vinçit në Kishën e Santa Maria delle Grazie. 

 

7. Athinë, Greqi

  

Udhëtarët e duan arkitekturën e saj, monumentet, gastronominë, dyqanet e modës, por edhe  jetën e natës. Afërsia e saj me detin (15 minuta larg nga qendra) gjithashtu e bën atë me shumë tërheqëse. 

 

8. Budapest, Hungari

Budapesti është një destinacion perfekt për miqtë, çiftet e reja, apo për të dashuruarit me historinë, kulturën, muzetë, por edhe pazaret e natës. Krijuesit nga e gjithë bota, regjisorët më të mëdhenj, por edhe dizajnerët, muzikantët, janë frymëzuar nga Budapesti. 

 

9. Lisbona, Portugali

  

I gjithë vendi është i mbushur me peizazhe madhështore, qytete të pabesueshme, arkitekturë verbuese, monumente luksoze, pallate, kështjella, fshatra mesjetare, plazhe me rërë, si dhe plazhe për sërf.

 

10. Bohinj, Slloveni

Vendi ngjall natyrën, pyllin, liqenet, origjinalitetin, aktivitetet në natyrë dhe ju inkurajon që të ndjeheni më të gjallëruar, duke u shkëputur nga rutina e përditshme. 


Më të lexuarat