Secondary Adv

Se shpejti do te kemi internet dhe ne avion permes satelitit

Share on Google+

Teknologjia satelitore për të siguruar Wi-Fi në bordet e avionit është në një fazë tashmë të avancuar pasi gjithnjë e më shumë kompani ajrore po kërkojnë ta përdorin atë. 

 

Kjo sjell mundësi për një numër të madh kompanish, nga firmat satelitore  si Viasat dhe Inmarsat, deri tek ofruesit e lidhjes si Gogo, Global Eagle, Panasonic Avionics dhe kompani softuerike dhe hardware si Lufthansa Systems dhe Lufthansa Technik. Por, ndërsa konkurrenca për një pjesë të biznesit intensifikohet, Gaense  parashikon një valë shkrirjesh shumë shpejt, duke  parashikuar që nga rreth 17 kompani të lidhjeve  të internetit sot, vetëm një pjesë e vogël do të mbetet në të ardhmen. Disa po hasin vështërësi gjatë rrugës. Gogo filloi me shërbime ajër-toke, por tani ofron një shërbim me satelit.  

 

American Airlines po çinstalon sistemet Gogo në favor të Viasat pas problemeve  të performancës me sistemet më të vjetra ATG, të cilat do të peshojnë në të ardhurat e Gogos këtë vit. Është konkurrues por konkurrues në një treg në rritje. Kjo ju bën më të shkathët, ju mban në buzë të inovacionit, tha shefi i teknologjisë së Gogo Anand Çari në ngjarjen e Hamburgut, e cila tërhoqi një mori lojtarësh të industrisë. Gogo po shqyrton tashmë se si mund ta bëjë pajisjen e tij ekzistuese të përshtatshme  për raundin e ardhshëm të teknologjisë, i cili mendohet se ka të bëjë me prezantimin e  satelitëve më të ulët të orbitës.

 

Kompanisë satelitore Inmarsat i është dashur të ndërpresë shpërndarjen e saj në mënyrë që të mund të investojë  në vendosjen e  Wi-Fi në bord dhe aksionet e saj janë goditur, duke qënë se  investitorët shqetësohen se biznesi nuk do të jetë aq fitimprurës sa fillimisht ata shpresonin. Më të mirët për Wi-Fi, të cilët janë  Routehappy, klasifikohen si të krahasueshme me një lidhje  interneti në shtëpi dhe të aftë për të transmetuar pamje, tashmë janë në dispozicion në 16 për qind të ndenjëseve në botë, gati dyfishi krahasuar me vitin 2016. 

 

Kompanitë ajrore janë të vetëdijshme për koston dhe preferojnë të dinë se nuk do të ketë nevojë për zëvendësim brenda dy viteve. Teknologjia nuk është e lirë. Sistemet e Lufthansa thonë se kushton disa qindra mijëra euro vetëm për të instaluar sistemet, pa marrë parasysh blerjen e bandwidthit ose mirëmbajtjen e tij.


Më të lexuarat