Secondary Adv

Samsung ka krijuar Galaxy J2 Pro pa akses ne internet

Share on Google+

Samsung ka krijuar një smartphone për përdoruesit që duan të shkëputen nga interneti.

 

I quajtur Galaxy J2 Pro, ai ka pamje të njëjtë dhe dizajn të një prej smartfonëve të Samsung-ut të nivelit të lartë, por nuk mund të përdorë aplikacione ose të lidhet me internetin. Pra, mos e provoni ta përdorni këtë telefon për të kërkuar diçka në Google ose të kontrolloni  llogarinë tuajose të miqve tuaj në Facebook. Samsung thotë se J2 Pro ka për qëllim të ndihmojë studentët të rifitojnë fokusin e tyre në klasë, në vend që vazhdimisht të shpërqendrohen duke dërguar shokët e tyre Snapchats ose ndarjen e fotove të ndryshme në Instagram.

 

Firma gjithashtu është duke bërë edhe një zbritje të kufizuar kohore për blerësit e moshës 18-21 vjeç, të cilët dëshirojnë ta blejnë pajisjen, e cila ka një çmim prej 186 dollarë. Edhe pse J2 Pro faturohet si një pajisje ekonomike pra me nje buxhet të lirë, ajo ofron disa mundësi mjaft të mira për përdoruesit. Pajisja vjen në ngjyrë të zezë ose ari dhe ka një ekran 5mm qHD super AMOLED, një procesor quad-core, 1.5gb RAM dhe një vend për kartën microSD.

 

Ky telefon ka gjithashtu edhe një kamera frontale me 5 megapiksel dhe kamera prej tetë megapiksel në pjesën e prapme, që do të thotë që ju mund të bëni foto mjaft të mira me telefon - pavarësisht se nuk jeni në gjendje t'i shpërndani ato në aplikacionet tuaja të preferuara të mediave sociale. Edhe pa lidhje interneti, përdoruesit ende mund të bëjnë telefonata, të dërgojnë mesazhe dhe të përdorin aplikacione që nuk kërkojnë funksionimin e internetit, siç janë aplikacionet e fjalorit ose të makinës llogaritëse.

 

Samsung thotë se funksionaliteti i kufizuar i telefonit duhet gjithashtu të bëjë një pajisje tërheqëse për të moshuarit që nuk janë mjaft të gatshëm të posedojnë  një smartphone të zakonshëm. J2 Pro mund të jetë gjithashtu i dobishëm për prindërit që duan të kufizojnë kohën e kaluar të fëmijëve të tyre në internet madje edhe heqjen e aksesit në rrjet. Është e paqartë nëse Samsung ka në plan të bëjë J2 Pro në dispozicion përtej Koresë dhe në SHBA apo vende të tjera. 


Më të lexuarat