Secondary Adv

Si te ngrohemi ne menyre ekologjike dhe kosto te ulet

Share on Google+

Familjet rregullisht këshillohen të instalojne dritare me xhama të dyfishtë, të mbështjellin me izolantë shtëpitë apo të ndryshojne sistemin e ngrohjes që mund të jetë i vjetruar dhe joeficent. Kompania Meshkurti ka zhvilluar një teknologji për stufat me ajër dhe kaldajat me ujë ,të cilat janë të projektuara me teknologjinë më të avancuar për ngrohjen ekologjike dhe kursimin energjetik. Këto stufa instalohen pa vështirësi ,në shtëpi ose apartamente në qytet , pa patur nevojën e një oxhaku të mirëfilltë.


Stufat me pelet pa oxhak janë zgjidhja optimale per ata të cilët nuk mund të instalojnë një oxhak në shtëpinë e tyre dhe që në të njëjtën kohë nuk duan që të heqin dorë nga avantazhet e ngrohjes tradicionale ,miqësore ndaj ambientit dhe me konsum të ulët.


Stufat e tilla kanë vetëm një tub shkarkimi 80 cm i cili del nga muri i shtëpisë ,zgjatet drejt tavanit dhe me fundin në formë kerpudhe dhe nje tub tjetër 50 cm për ajrosjen e dhomës së djegies. Autonomia e gjatë gjatë funksionimit dhe mundësia e programimit ditor dhe javor , janë detaje që i bëjnë stufat dhe kaldajat me pelet , unike në llojin e tyre.
Stufat me pelet Meshkurti janë të pajisura me kontrollorë dixhitale me cilësi të lartë duke i bërë stufat inteligjente gjatë punimit. Në rast të arritjes së temperaturës së ambientit , stufat kalojnë automatikisht në regjimin e kursimit duke e ulur në këte mënyre shpenzimin e energjisë së tepërt.

 

Çfarë është peleti ?
Peleti, për motive të ndryshme është një nga biomasat më të përdorur. Ai fitohet nëpërmjet disa përpunimeve të thjeshta mekanike, duke nënshtruar mbetjet e drurit të përpunuar (tallashit) nën presion të lartë.
Materiali, pastaj kalohet njëkohësisht nëpër një tjerrë me vrima të dimensioneve që variojnë nga 6-12 mm. Nxehtësia e çliruar gjatë kësaj faze të punimit , aktivizon efektin lidhës të linjës , një substancë natyrale  e pranishme tek druri , e cila përcakton edhe kompaktësinë edhe formën karakteristike cilindrike te peletit.


Në të kaluarën mbetjet e drurit, si tallashi hidheshin si të panevojshme, ndërsa tani, me anë të shpikjes së peletit dhe me anë të rritjes së ndërgjegjësimit ndaj ambientit, këto materiale teprice kanë një jetë të dytë dhe një përdorim të barabartë me 100 %. Pra, peleti ,është një produkt totalisht natyral dhe në respektim të plotë me ambientin.

 

 

 


Karakteristikat dhe të mirat e Peletit
Sigurisht peleti përfaqëson alternativën më të vlefshme nga lëndët djegëse tradicionale të ngrohjes. Është thjeshtësisht i disponueshëm , praktik gjatë transportit ,ekologjik, ekonomik dhe i sigurtë. Peleti paketohet në thasë me nga 15kg , nuk bën pis dhe sbën pluhur. Cilësia parësore e peletit është dhënia e tij për nxehtësi (mbi 80 %) dhe mbetjet shumë të vogla në formë mbeturinash (0,58%).
 

Avantazhet e Peletit
-Është lënda djegëse më ekonomike në treg , me shpenzim energjitik 50% më pak, krahasuar  me metanin.
-Është i sigurtë
-Ruan mjedisin
-Pastërti maksimale
-Mbetje të vogla të hirit
-Fuqi kalorifike që varion nga 5000 kcal e më lart.
-Zë shumë pak vend



Analiza e kostove energjitike
Lënda djegëse                                                    fuqia kalorifike                                           
Metani                                                               13256 Kcal/kg
LPG                                                                   11066 Kcal/kg
Druri i ahut me 15% lagështi                               3500 Kcal/kg
Peleti                                                                 5000 Kcal/kg

SHEMBULL
Denstiteti LPG = 0.51 kg/liter
1 kg LPG = 2 litra lpg
1 kg LPG kushton 160 lek dhe jep nxehtësi prej 12 . 87 kw
1 kg pelet kushton 30 lek dhe jep 5. 184 kw
Për të njëjtën sasi parash prej 160 lek mund të blejmë 5 kg pelet dhe fitojmë 
5.184 x 5  = 25.92 kw
Pra për të njëjtën sasi lekesh përfitojmë dyfishin e nxehtësisë.

Kontakt:


Cel:+355 68 20 00 711
Cel:+355 68 20 00 828
E-mail:
Dergoji email kompanise
Web:www.meshkurti.com


Më të lexuarat