Secondary Adv

Biletat do te zevendesohen me sistemin e identifikimit te fytyres

Share on Google+

Në një të ardhme jo të largët, ne mund të jemi të aftë të hyjmë në një ambjent ku zhvillohet një koncert pa qenë nevoja për të pritur në rradhë të gjata, të lodhshme dhe të pafundme.

 

Kjo për shkak se bileta juaj nuk do tëskanohet si zakonisht, tashmë nuk do të jetë e nevojshme dicka e tillë duke qenë se nuk do ju duhet madje as një biletë e mirëfilltë. Tashmë me sistemin e ri i cili është ende në fazë projekti, ajo çfarë duhet skanuar dhe identifikuar jeni ju, pra një sistem skanimi dhe identifikimi i fytyrës i cili do të lehtësonte mjaft punë dhe lodhje për të dyja palët. Kjo është ajo çfarë Live Nation dhe Ticketmaster njoftojnë se do të jenë duke punuar dhe që shumë shpejt mendohet se do të jetë gati për tu vënë në punë. Blink gjithashtu është një projekt i ngjashëm i kësaj kompanie, i cili është zbuluar sëfundmi dhe lidhet me aftësinë e një sistemi për të identifikuar fytyrat e njerëzve brenda një kohe relativisht të shkurtër prej gati gjysëm sekondi, teksa ata ecin madje edhe nëse nuk janë duke vështruar kamerat.   

  

Kompania shprehet se ata do të vazhdojnë të punojnë për të sjellë teknologji të reja për të cuar më tej diferencimin e Ticketmaster kundrejt kompanive të tjera në biznesin e biletave. Gjithashtu mendohet se teknologjia e sapo lançuar e Blink, mund të përdoret për të bërë bashkë biletën dixhitale me pamjen e personit që e zotëron atë, duke bërë të mundur që njerëzit të kenë akses të menjëhershëm në koncerte dhe evente të ndryshme pa qenë nevoja për tu pajisur me një biletë e cila do çonte drejt rradhëve të gjata dhe lodhjes së dyfishtë. 

  

Ndërsa kjo tingëllon e leverdisshe për ju, një gjë e tillë gjithashtu do të thotë se vendet e koncerteve duhet të jenë të pajisura me teknikë dhe sisteme mbikqyrëse. Dhe ndoshta do të thotë që kompanisëTicketmaster do ti duhej të zhvillonte një bazë të të dhënave të të gjitha fytyrave të pjesmarrësve nëpër koncerte, gjë e cila nuk do të jetë mjaft e pëlqyeshme për shumicën e njerëzve.

 

Tani për tani, nuk duket të ketë plane konkrete për ta vënë këtë teknologji në punë. Nuk është aspak e qartë nëse teknologjia e Blink punon në mënyrë efektive sa përshkruhetnga kompania. Por ajo çfarë për momentin është e qartë është se kompania po mendon seriozisht për ta bërë pjesë të saj këtë teknologji.


Më të lexuarat