Secondary Adv

Avioni supersonik i cili nuk leshon asnje zhurme gjate fluturimit

Share on Google+

NASA ka vendosur të nisë testet për avionin komercial të 'Son of Concorde' i cili mund të udhëtojë nga Londra në Nju Jork në vetëm tre orë. Avioni, i quajtur si Transport i Fluturimit të Qetë Supersonik (QueSST) demonstrues i fluturimit pa zhurmë (LBFD), ka për qëllim të zvogëlojë zhurmën që lidhet me udhëtimin supersonik. 

 

LBFD ka për qëllim të eleminojë zhurmën shpërthyese të zërit që u bëri jehon mbi qytete, ndërsa udhëton me shpejtësi prej 1,100mph (Mach 1.4 / 1,700 km / h). Zhurmat e larta që dëgjoheshin sa herë që një avion i Concorde thyen pengesën e zërit shpesh përshkruheshin si 'shqetësuese'. Ekipi shpreson të zvogëlojë tingujt e bumit të zërit dhe ti shndërrojë ato në një zhurmë të mbytur, ngjashëm me zhurmën e bubullimës në distancë ose një fqinji që mbyll derën e tij. 

  

Para fluturimit të parë të LBFD Nasa synon të simulojë tingujt për të vlerësuar përgjigjet publike ndaj zhurmave që lëshon avioni. Është shumë emocionuese, dhe pres që njerëzit e Galveston do të jenë të ngazëllyer gjithashtu, u shpreh një përfaqsues i ekipit. QueSST është shtesa e fundit në serinë X të avionëve eksperimentalë dhe raketave, të përdorura për të testuar dhe vlerësuar teknologjitë e reja dhe konceptet aerodinamike. Emërtimi i tyre si X tregon statusin e misionit të tyre kërkimor në sistemin Amerikan të emërtimit të avionëve. Vizioni i NASA-s për LBFD u miratua në buxhetin e fundit të propozuar të SHBA të lëshuar nga Zyra e Menaxhimit dhe Buxhetit Në Uashington DC, në shkurt. Agjensisë hapësinore iu dha 19.9 miliardë dollarë për vitin e ardhshëm, 500 milionë dollarë më shumë se një vit më parë. 

 

Demonstruesi i fluturimit me zhurmë të reduktuar QueSST (LBFD), ose avioni X, synon të prodhojë një "zhurmë" shumë më të ulët se sa avionët e tjerë supersonikë me shpejtësi përtej Mach 1. Një avion i tillë është projektuar për të fluturuar në Mach 1.4 (1,100mph / 1,700 kph), 55,000 metra ose 10 milje mbi tokë. Avioni është formuar për të ndarë goditjet dhe përhapjet që lidhen me fluturimin supersonik. 

 

Hulumtimet e fundit kanë treguar se është e mundur që një avion supersonik të formohet në mënyrë të tillë që valët e goditjes që formon kur fluturon më shpejt se shpejtësia e zërit mund të gjenerojnë një tingull në nivelin e tokës aq të qetë sa vështirë do të vërehet nga njerëzit ,madje mendohet se ekziston mundësia që mos të dallohet asnjë tingull nga një avion i tillë supersonik. Agjensia e hapësirës shpreson të arrijë një shpërthim zhurme 60 dBA më të ulët se avionët e tjerë supersonikë. 


Më të lexuarat