Secondary Adv

River Bank karikon njekohesisht cdo pajisje elektronike tuajen

Ndërsa përparojmë drejt së ardhmes, gjithnjë e më shumë pajisjet tona duhet të karikohen: telefona, tableta, kufje, orë, laptopë, sisteme zëri dhe shumë pajisje të tjera elektronike. 

 

Sigurisht, ju mund të karikoni një ose dy gjëra në një kohë, por për të qënë të sinqertë, askush nuk ka kohë për këtë. Do të ishte shumë më e përshtatshme nëse do të mund të karikonim bateritë e pajisjeve tona njëkohësisht. River Bank, është pajisja fuqizuese me energji e cila  mund t'i bëjë të gjitha ëndrrat tona rreth karikimit më të shpejtë dhe efektiv, realitet. Ajo mund të ngarkojë deri në gjashtë pajisje në të njëjtën kohë madje edhe laptop. Kjo risi, nga kompania EcoFlow për pajisjet fuqizuese portative, është e aftë të karikojë gati çdo pajsije.  River Bank përbëhet nga tre module. Ju mund t'i vendosni ato njëra mbi tjetrën sipas nevojës pasi ata transferojnë fuqinë elektrike mes njëri tjetrit dhe mund të karikojnë  njëri tjetrin në rastet kur ndonjëri prej tyre shfaq nivel të ulët baterie. 

 

Moduli kryesor përmban pjesën më të madhe të asaj që ju nevojitet, duke përfshirë një modul që ofron karikim me anë të wirelessit, dy porta USB-C, dy porta USB dhe një shpërndarës USB për transferim të shpejtë të të dhënave. Moduli i ciliështë krijuar për makinë, një zgjidhje mjaft e mirë për ata që udëtojnë shpesh, ka një port USB-C dhe gjithashtu mund të shërbejë për baterinë e makinës tuaj në rast se ajo bie. Moduli AC përmban një port AC 100 watt dhe një port USB-C. Ju gjithashtu mund të shtoni një karikues diellor. Kur vjen puna te kapaciteti i baterisë, moduli kryesor ka vetëm 94 vat orë (Wh) dhe 25,600 mAh.  

 

Në thelb, kjo pajisje është tepër e fuqishme. Në fakt, kompania pretendon se është produkti me kapacitet më të madh që  ju mund të merrni ligjërisht në një avion. Kombinuar, të tre modulet përmbajnë një deri në katër karikime laptopësh, tre deri në gjashtë për tabletë, nëntë deri në 30 mundësi për të karikuar telefonat celularë, dhe 10 deri në 25 për kamera  DSLR. Nëse e keni ndier ndonjëherë nevojën për të karikuar njëkohësisht çdo gjë që zotëroni, madje edhe në avion, kjo është pajisja e duhur për ju.  

 


Me te lexuarat ne Inovacion