Secondary Adv

Robote per paketimin e artikujve ushqimore

Share on Google+

Kjo është një depo e Ocado në Hampshire, Angli, ku mblidhen dhe dërgohen porositë ushqimore, në të cilën vërehen qindra robotë në formë kubike. Kjo depo përpunon 65,000 porosi të klientëve në javë dhe që në të njëjtën kohë njihet si një lloj laboratori robotik. 

 

Robotët, të pajisur me drita të ndezura gjelbëruese, grumbullojnë arka ushqimi që rrijnë në grumbuj poshtë rrjetës dhe i çojnë ato në rrëpirë, ku punonjësit e tjerë poshtë, marrin numrin e artikujve që kanë nevojë për të plotësuar një porosi dhe pastaj arkat ngarkohen nga makinat dhe kthehen në vendin e tyre. Në krah të njerëzve, një makineri robotike e cila kap artikujt ushqimorë shfaq më së miri aftësitë, duke përzgjedhurartikujt e duhur dhe duke i futur më pas ato në kuti. Secila kuti i përket destinacioneve të ndryshme pra kutitë që këto makineri përgatisin i përkasin porosive nga dyqane ushqimore të ndryshme. Nëse një robot ka nevojë për një arkë që nuk është në krye, të tjerët vijnë dhe heqin ato të cilat i kanë zënë rrugën robotit për të shkuar tek kutia e duhur. 

 

Oficeri i teknologjisë Ocado Paul Clarke përshkruan 1,100 anëtarët bashkëpunues që konkretisht janë makineri robotike të cilat punojnë sëbashku për të paketuar mallra dhe artikuj të ndryshëm ushqimorë. Ata lëvizin shpejt deri në 4 m për sekondë (8.9 mph)  dhe mund të kalojnë brenda 5mm distancë nga njëri tjetri. Herë pas here ata kthehen për tu karikuar me bateri dhe gjithashtu ata kurrë nuk janë të ngarkuar plotësisht, por veprojnë me kohë të caktuar, kështu që ata kurrë nuk janë të papunë për kohë të gjatë. Makinat komunikojnë nëpërmjet një rrjeti 4G të palicencuar të krijuar nga Ocado.  

 

Projektuesi i tyre i përshkruan ato si një ndërthurje midis një telefoni dhe makine për shkak të lëvizjes së tyre autonome dhe aftësisë 4G. Teknologjia tashmë është licencuar për supermarketin Morrisons në Britaninë e Madhe, Groupe Casino në Francë dhe zinxhirin Sobeys në Kanada. Një ekspert tha se teknologjia premtoi kursime të mëdha të efikasitetit por ende kishte sfida të mëdha për të kapërcyer."Në një fazë, do të ketë gjithmonë probleme me çdo sistem mekanik dhe në këtë mënyrë do të shkohet drejt shkatërrimit të sistemeve, shpjegon Profesor Chris Melhuish nga Laboratori Robotik i Universitetit të Bristolit. 

 

Asnjë makinë nuk është e pagabueshme, dhe çfarëdo inteligjence që ajo ka, ajo duhet të jetë mjaft e sofistikuar për të ditur se çfarë po bën, çfarë duhet të bëhet dhe dallimin midis tyre është shprehur në fund eksperti.


Më të lexuarat