Secondary Adv

Pajisja e Google qe perdor inteligjencen atificiale per te treguar motin

Share on Google+

Bëhet fjalë për një projekt i cili ka të bëjë me një pajisje të ngjashme me një akuarium, në brendësi të së cilit gjendet një mjedis i improvizuar që mbështetur nga një program i inteligjencës artificiale, arrin të demostrojë kushtet atmosferike.

 

Google ka prezantuar një tjetër eksperiment të çuditshëm që merr idenë e një terrariumi dhe e bën atë interaktiv, me synimin për të sjellë së bashku në një projekt të vetëm, teknologjinë dhe mjedisin. I quajtur Projekti Oasis, eksperimenti ju lejon të përdorni Google Assistant për të pyetur rreth motit në pjesë të ndryshme të botës. Bërë me Pub / Sub, Dialogflow dhe Actions në Google, ju mund t'i kërkoni Google Asistent të ju tregojë se si është moti aktual në çdo vend të botës që ju dëshironi. 

Në këtë moment Google Assistant ia dërgon komandën pajisjes e cila më pas duke përdorur prgramin e inteligjencës artificiale, është e aftë të demostrojë kushtet atmosferike nëpërmjet shfaqjes së çdo elementi atmosferik përmes natyrës së improvizuar brenda në të ashtuquajturin akuarium. Në këtë mënyrë terrariumi i vogël do ta imitojë me dritë, mjegull, madje edhe shi. Një pajisje e tillë është mjaft e veçantë por në të njëjtën kohë është edhe një risi në teknologji duke qënë se për të kryer funksionin e saj, projekti Oasis përdor inteligjencën artificiale, e cila kohët e fundit po gjen përdorim në shumë prej fushat dhe pajisjet teknologjike. Google përpiqet gjithmonë që të sjellë risi të tilla duke përshtatur dhe përsosur pajisjet e saj me teknologjitë më të fundit, dhe projekti Oasis është një prej tyre.  

 


Më të lexuarat