Secondary Adv

Qyteti i pare ne bote me shtepi te printuara ne 3D

Një qytet Hollandez është duke u shndërruar në qytetin e parë në botë i cili ndërton shtëpi të banueshme, të ndërtuara me anë të teknologjisë të printimit në 3D. 

 

Këtp shtëpi 3D të printuara do të arrijnë të shkurtojnë shpenzimet që nevojiten për ndërtimin e një shtëpie, duke nevojitur shumë herë më pak punonjës për ndërtimin e tyre. Më e vogla nga tre shtëpitë e banueshme të cilat do të nxirren në shitje në Eindhoven, deri tani ka tërhequr aplikime nga 20 familje të interesuara për të. Krijimi është i njohur si Projekti Milestone dhe gjithashtu është ndërtuar nga firma e ndërtimit Van Wijnen, për të ofruar një zgjidhje mungesës së ndërtuesve të aftë në këtë vend. Eindhoven, i cili është gjithashtu shtëpia e Akademisë prestigjioze të dizajnit Eindhoven, shpreson të pozicionojë veten si një specialist për shtypjen e betonit 3D. Shtëpia e parë pritet të përfundojë në 2019 dhe do të jetë një shtëpi njëkatëshe me tre dhoma gjumi. Kjo do të pasohet nga katër shtëpi me shumë kate në Meerhoven, një rajon i ri i Eindhovenit që ndodhet në perëndim të qendrës së qytetit, pranë aeroportit të qytetit. 

 

Ekipi i Universitetit të Teknologjisë Eindhoven, i udhëhequr nga hulumtuesi Theo Salet, ishte gjithashtu pas krijimit të urës së parë të betonit 3D të ndërtuar në fund të vitit 2017. Z. Salet tha: printimi në 3D i betonit është një ndërrim i mundshëm i lojës në industrinë e ndërtimit. Përveç aftësisë për të ndërtuar pothuajse çdo formë, ai gjithashtu u mundëson arkitektëve të dizenjojnë struktura shumë të bukura prej betoni. Një avantazh tjetër i rëndësishëm është qëndrueshmëria, sa më pak beton për ndërtimin e shtëpive sjell edhe përdorimin e shumë më pak çimento, duke reduktuar në këtë mënyrë emetimet e CO2 që vijnë nga prodhimi i çimentos. 

    

Vetëm muret e jashtme dhe të brendshme të shtëpive të para do të bëhen duke përdorur printerin. Por në kohën kur do të ndërtohet shtëpia e pestë që përbëhet nga tre kate dhe tre dhoma gjumi, shpresohet që tubat e drenazhimit dhe instalimet e tjera të nevojshme do të bëhen edhe duke përdorur printerin. Rudy van Gurp, një menaxher i firmës, i cili po punon në bashkëpunim me projektin me Universitetin e Teknologjisë Eindhoven, beson se shtëpitë e krijuara nga printimi në 3D do të bëhen rrjedhë në pesë vitet e ardhshme. Ai tha: Unë mendoj se deri atëherë rreth 5 përqind e shtëpive do të bëhen duke përdorur një printer 3D.  

 

Në Holandë kemi një mungesë të muratorëve dhe njerëzve që punojnë jashtë dhe kështu që kjo metodë ofron zgjidhje për këtë. Kjo do të jetë më e lirë se sa metodat tradicionale. Muret po bëhen gjithnjë e më të shtrenjta. Krahu i punës, tullat dhe përdorimi i lëndës drusore, kushtojnë gjithnjë e më shum, kështu që kjo do të jetë një mënyrë e tretë të cilën njerëzit do e pëlqejnë.


Me te lexuarat ne Inovacion