Secondary Adv

Avione me dritare virtuale ne vend te atyre reale

Emirates parashikojnë një të ardhme me avionë pa dritare ose më saktë pa dritare të mirëfillta dhe të zakonshme, por virtuale. 

 

Në vend të kësaj ata mendojnë të inkorporojnë ekrane me pamje të cilat janë të lidhura me kamera me fibra optike, të përqëndruara larg avionit. Udhëtimet me avion janë gjithnjë mjaft të bukura dhe të krijojnë ndjesi të veçanta, por ajo çfarë na pëlqen më së shumti është pamja që vjen përtej atyre dritareve të vogla të avionëve. Për disa pamja që ofrohet jashtë avionit është mahnitëse ndërkohë për disa të tjerë është një frikë më vete dhe u shkakton atyre ndjesi te pakëndshme ankthi dhe shqetësimi, lidhur me lartësinë e ndodhur dhe me ndonjë rrezik të mundshëm.

 

Por Emirates parashikojnë një të ardhme me avionë pa dritare ose më saktë pa dritare të mirëfillta dhe të zakonshme, në vend të kësaj ata mendojnë të inkorporojnë ekrane me pamje të cilat janë të lidhura me kamera me fibra optike, të përqëndruara larg avionit. Dritaret virtuale janë tashmë pjesë e gjysmës së suitave në linjën ajrore të avionëve Boeing 777, në kabinën e klasit të parë.   

Sipas presidentit të Emirates Tim Clarke, ndryshime të tilla e bëjnë një avion më të lehtë dhe gjithashtu edhe më të shpejtë, dhe duke e bërë karburantin më efiçient. Imagjinoni tani të ngjiteni në një trup avioni i cili i parë nga jashtë të jep idenë e një avioni që nuk ka dritare, por në fakt teksa futesh në brendësi të tij ndodh krejt e kundërta. Avioni në të vërtetë ka dritare por që ato nuk janë dritare reale, pra të zakonshme si në çdo avion tjetër, por virtuale. Është shprehur Clarke. Tani kemi një trup avioni i cili nuk ka asnjë dobësi strukturale që vjen si pasojë e ekzistencës së dritareve në të. Avionët tashmë janë më të lehtë dhe në këtë mënyrë i bën ata më të shpejtë në fluturim. 

Si rrjedhojë në rast se avioni do të fluturojë më shpejt, atij gjithashtu do ti nevojitet një sasi akoma më e vogël karburanti për të fluturuar nga një destinacion në tjetrin, pra një ndryshim i tillë do sjellë me pak konsum të karburantit. Gjithashtu sipas Clarke, dritaret kanë një cilësi imazhi më të mirë se sa pamja që vjen direkt nga sytë tanë. Por ashtu siç ka nga ata që e aprovojnë dhe e pëlqejnë një ndryshim të tillë ka edhe nga ata të cilët nuk bien dakord me të.Eksperti i sigurimit të aviacionit Graham Braithwaite nga Universiteti Cranfield, mësohet të jetë shprehur për BBC-së se dritaret e tilla, pra virtuale në vend të atyre reale, mund të jenë një pengesë për ekipet që u duhet të shikojnë jashtë avionit. 

 

Të qenurit i aftë të shohësh jashtë avionit gjatë një emergjence është mjaft e rëndësishme, është shprehur ai. E një rëndësie të madhe është veçanërisht në rastet kur është e nevojshme të realizohet një evakuim emergjent i pasagjerëve të avionit. Por një shqetësim tjetër është edhe fakti që dritaret virtuale mund tu duken pasagjerëve si shumë të pavërteta pra mund të bëhen të padëshiruara për ta. Shkalla e rifreskimit të teknologjisë së ekranit mund të ketë gjithashtu disa efekte të padëshirueshme anësore si përshembull dridhja e tyre, dhe fakti se ndoshta një gjë e tillë do të jetë shqetësuese për dikë që ka një fluturim që zgjat me orë të tëra. 


Me te lexuarat ne Inovacion