Secondary Adv

Vendet me nivelin me te larte te ndotjes ne bote

Share on Google+

Kërkuesit kanë arritur të grumbullojnë të dhëna mbi disa prej qyteteve më të ndotura në botë. Ata i kanë klasifikuar si qytetet me gjurmët më të mëdha të karbonit ku midis të cilave janë edhe qytetet si Nju Jorkun dhe Los Anxhelos të cilat pozicionohen në pesë vendet e para. 

 

Ky grup kërkuesish zbuluan se një sasi e konsiderueshme e emetimeve të karbonit në botë vijnë nga vetëm disa qytete, përfshirë Londrën që renditet e 16 në rradhë. Një përqind e emetimeve në mbarë botën vjen nga vetëm 100 qytete, zbuloi studimi më i fundit. Kjo është hera e parë që dikush ka krijuar një hartë të plotë të uljeve potenciale të gjurmëve  të karbonit nga qytetet. Këln, Mançester dhe Montreal rrallë e bëjnë listën e qyteteve më të mëdha të botës, por ato shfaqen në listën e 100 vendeve në mbarë botën sa i përket gjurmës së tyre të karbonit. 

 

Autori kryesor i kërkimit, Daniel Moran nga Universiteti Norvegjez i Shkencës dhe Teknologjisë (NTNU) thotë se ishte i befasuar se sa janë përhapur gjurmët e karbonit. ' 100 qytetet me gjurmët më të larta të ndotjes në botë prodhojnë rreth 20 përqind të gjurmës globale të karbonit,' Dr Moran tha. Në shumicën e vendeve (98 nga 187 të vlerësuara), tre zonat më të larta urbane nxisin më shumë se një të katërtën e emetimeve kombëtare. Zonat urbane janë shtëpi për rreth 54 për qind të popullatës në mbarë botën dhe përbëjnë më shumë se 70 për qind të përdorimit të energjisë globale, thonë hulumtuesit. Seul kryeson listën si qyteti më ndotës, duke prodhuar 276.1 megatonë dioksid karboni çdo vit. Kinezët dhe qytetet e Lindjes së Mesme dominojnë listën e dhjetë vendeve më të ndotura. Tre qytete kineze, Hulun buir, Hinggan dhe Chifeng, renditen respektivisht në vendin e pestë, tetë dhe nëntë. 

 

Ndërkohë që shumë nga zonat urbane renditen mes vendeve me gjurmë të larta të karbonit, 41 nga 200 vendet më të mëdha si Dhaka, Kajro, Lima, bëjnë pjesë tek vendet në të cilat emisionet e përgjithshme dhe për banor janë shumë të ulëta, si Bangladeshi, Egjipti dhe Peru. Dhaka është një ndër vendet me ndotjen më të lartë. Këto rajone me emisione të larta janë gjithashtu qendra për rritje ekonomike të përqendruar, me një vlerësim që sugjeron që 60 përqind e GDP globale të gjenerohet nga vetëm 600 qendra urbane. Meqë gjurmët e emetimeve janë të përqendruara në mënyrë të ngjashme, hulumtuesit zbuluan se një numër relativisht i vogël i qeverive lokale mund të kenë një efekt joproporcional në reduktimin e emetimeve globale thjesht duke reduktuar prodhimin e tyre kombëtar. 

 

Harta interaktive e rajoneve është pjesërisht e bazuar në paradigmën e pranuar gjerësisht se të ardhurat janë një parashikues i fortë i gjurmëve të karbonit. Studiuesit thonë se sa më shumë të ardhura të disponueshme një individ ka, aq më shumë ka gjasa që ai të blejë mallra. Si rezultat, të ardhurat u përdorën si një ndërmjetës për intensitetin e gjurmëve të karbonit.


Më të lexuarat