Secondary Adv

Nje skelet qe sherben si karrige

Share on Google+

Të qëndruarit në këmbë është mjaft e mirë për shëndetin tuaj pasi në këtë mënyrë ju digjni kaloritë e tepërta, por me përjashtim të rasteve kur ju duhet ta bëni një gjë të tillë me orë e orë të tëra. 

 

Nëse punoni në një fabrikë, ju nuk mund të zgjidhni se kur të uleni apo se sa kohë të qëndroni në këmbë. Ju jeni më së shumti në këmbë gjatë orarit të punës. Punëtorët në fabrikat prodhuese të Audiit, për shembull, qëndrojnë gati tetë orë në ditë. Dhe pjesa më e madhe e kohës janë duke u përkulur në pozicione të pakëndshme, duke rregulluar detajet në një motor ose konsol. Të qëndruarit kaq gjatë në këmbë dhe të punuarit njëkohësisht është një makth i vërtetë por Audi është duke u përpjekur ti japë zgjidhje një problemi të tillë përmes karriges e cila nuk është saktësisht një karrige normale por një skelet i ngjashëm me të që të mundëson uljen. E krijuar nga nisma Zviceriane Noonee, ajo është një karrige me fuqi hidraulike e cila i jep trupit një mbështetje të ulët për njerëzit të cilëve u duhet të qëndrojnë në këmbë gjatë gjithë ditës. 

 

Dizajni është i drejtpërdrejtë: Një skelet prej titani përqafon pjesën e pasme të këmbës së punëtorit si një shtrëngim fleksibël, ndërsa një rrip mbështetës është  i lidhur rreth bustit të tij. Punëtorët mund të qëndrojnë dhe të ecin si normalisht, por kur duan të ulen, ata duhet thjesht të shtypin një buton, i cili më pas bllokon skeletin në pozicionin e dëshiruar. Pesha e trupit është transferuar përmes skeletit në dysheme ose këmbë. Ju merrni ndjesinë e uljes në një stol, thotë Keith Gunura, një bashkëthemelues i Noonee. Pse jo thjesht të uleni në një karrige? Kompanitë si Audi kanë optimizuar dyshemetë e fabrikës të dizajnuara për të maksimizuar efikasitetin, me pak hapësirë, fjalë për fjalë, për karriget. Skeleti me funskionin e karriges në mënyrë efektive i lejon punonjësit të mbajnë një vend me ta në çdo kohë. 

 

Qasja paraqiste disa sfida ergonomike. Dizajnerët e Noonee thonë se problemi më i madh ishte të siguroheshin që punëtorët të lëvizin lirshëm. Pas një studimi të detajuar se si lëvizin këmbët kur ecin, ata vendosën kundër krijimit të një pike të vetme rrotulluese në gju, në favor të një skeleti që lëviz më lirshëm, duke mundësuar ecje të ndryshme. Audi parashikon që pajisja të jetë një vegël specifike e punës që do të ndihmojë punëtorët në stacionet e montimit të motorit, derës dhe qendrës së komandimit. Kompania thotë se karrigia do t'i lejojë punonjësit të marrin "pushime të vogla" prej tre deri në 10 sekonda gjatë punës, duke lehtësuar lodhjen e muskujve dhe duke rritur produktivitetin. 

 

Skeleti në formën e karriges nuk ofron fuqi të shtuar si Fortis Exoskeleton i Lockheed Martin, por është më i lehtë, më i rehatshëm dhe përdor shumë më pak energji, kështu që mund t'i shihni ato përtej mureve të fabrikës. Peshkatarët, kirurgët, fermerët dhe punëtorët me pakicë gjithashtu kanë shprehur interes. Në thelb të gjithë ata që janë në këmbë për periudha të gjata kohore do të paguanin sa të ishte e nevojshme për të bërë të tyren një pajisje të tillë.


Më të lexuarat