Secondary Adv

Robote te pajisur me printera 3D do riparojne gropat ne rruge

Share on Google+

Shkencëtarët kanë parashikuar se në të ardhmen rrugët e shkatërruara të Britanisë mund të rregullohen nga robotë të aftë për të mbushur një gropë në një minutë. 

 

Një ushtri e automjeteve rrugore autonome ose dronëve në të ardhmen mund tëlëvizin nëpër qytete të ndryshme duke identifikuar të çara në rrugë dhe trotuare para se ato të shndërrohen në gropa të mëdha. Në vetëm një minutë, një robot me një printer 3D të bashkangjitur, do të jetë në gjendje të spërkasë asfalt në një çarje në rrugë për ta riparuar atë. Gjithashtu një gjë e rëndësishme është se robotët do të punojnë edhe orë shtesë, duke përfunduar punën e tyre gjatë natës për të siguruar që rrugët të mos duhet të bllokohen gjatë ditës. Këshilli i Qytetit të Leeds tashmë po punon me një ekip inxhinierësh dhe dizajnerash për të udhëhequr konceptin e "qyteteve vetë riparuese". Profesor Mark Miodownik i Universitetit të Londrës tha në Festivalin e Shkencës së Cheltenham se rrjeti rrugor i Britanisë po copëtohej për shkak të numrit të mbetjeve të riparimeve dhe se autoritetet dhe këshillat vendorë nuk kanë para ose fuqi punëtore të mjaftueshme për t'i zgjidhur ato. 

 

Ai tha: Ideja jonë është që kur të ndodhin këto çarje të vogla ne duam të shohim një dron i cili fluturon rreth rrjetit rrugor për të evidentuar problemin dhe për ta lokalizuar atë, dhe një tjetër dron i cili vjenpër ti riparuar këto probleme me inftastrukturën e rrugës. Një gjë e tillë do u kushtojë atyre vetëm disa minuta madje pa bllokuar rrugën. Por për shumë shoferë, mund të duket shumë e mirë për të qenë e vërtetë. Këshillat vendorë që mbikëqyrin autostradat dhe rrugët kryesore A , njihen për faktin se i lënë gropat me javë ose muaj pa i mbushur. Autoritetet lokale të varura nga fondet ankohen se thjesht nuk kanë para të mjaftueshme për të rregulluar rrugët. Ata kanë thënë se është një fond prej 556 milionë dollarë që nevojitet për të ruajtur rrugët siç duhet.

  

Studimi më i fundit vjetor i Aleancës së Industrisë së Asfalit vlerësoi se do të duhej një fond prej 9.3 miliardë dollarë për të kompletuar një numër të madh të riparimeve. Autostradat në Angli tashmë po eksplorojnë qasje më hi-tech për rregullimin e rrjetit rrugor. Në vizionin e vet të së ardhmes, të përvijuar në raportin e botuar në dhjetor, parashikoi se makinat e së ardhmes mund të programoheshin për të dalluar gropat në autostrada dhe automatikisht t'ua transmetonin informacionin Highways Angli për të caktuar riparimet.


Më të lexuarat