Secondary Adv

Tashme google translate edhe offline

Share on Google+

Google tashmë bën të mundur për përkthyesin e tij të mundësuar nga inteligjenca artificiale, përkthime si dhe shkarkime të tyre edhe nëse jeni jashtë linje.  

 

Pra, nëse nuk keni akses në internet ose keni një program i cili nuk punon ndërkombëtarisht, tani mund të shkarkoni përkthimin nga programi përkthyes i inteligjencës artificiale në aplikacionet Android dhe iOS të Google. Më parë, mund të shkarkoni fjalorin offline të Google Translate në lëvizje. Por teksa po përpiqeshit të gjenit kuptimet e tabelave ose menuve të huaja, ju mund të arrini në përfundimet se përkthimi fjalë për fjalë i asaj gjuhe nuk arrin të kapë dhe përcjellë plotësisht nuancat e një gjuhe të huaj, edhe nëse bëhet fjalë për frengjishten ose spanjishten të cilat janë disi të ngjashme me anglishten. Situata dyfishohet kur kemi të bëjmë me një gjuhë me një alfabet të ndryshëm si rusishtja dhe gjuha kineze, kur edhe përkthyesi i inteligjencës artificiale bën gabime.   

  

Përkthimet jashtë linje të Google Translate do të jenë të disponueshme në 59 gjuhë, përfshirë anglisht, arabisht, gjuhën kineze, gjermanisht dhe hindu. Duhet vetëm rreth 35MB për gjuhë, kështu që ata nuk do të përdorin shumë nga memorja e pajisjes suaj. Telefonat me hapësirë të ulët duhet gjithashtu të jenë në gjendje të mbështesin përditësimin e ri, pasi Google thotë se dëshiron që përdoruesit në të gjitha tregjet të kenë qasje në risi. Është një risi graduale; rreth 1 për qind e përdoruesve të Google Tr anslate do të marrin përditësimin sot. Këto janë disa prej 59 gjuhëve në dispozicion: Afrikane, Shqip, Arabike, Bengali, Bullgarisht, Kineze, gjuha Kroate, Çekisht, Danisht, Hollandisht, Anglisht, Esperanto, Estonisht, Filipinase, Gjermanisht, greqisht, Gujarati, hungareze, islandeze, indoneziane, irlandeze, italiane, japoneze, koreane, malteze, Marathi, norvegjeze, polake, portugeze, rumune, Rusisht, Sllovake,  Spanjisht, Suahili, Suedisht, Tamil, Telugu, Thai, Turqisht, Ukrainase, Urdu, Vietnamisht dhe Uellsisht.


Më të lexuarat