Secondary Adv

10 pajisje qe duhet ti kete nje kuzhine gatimi moderne

Share on Google+

Në ditët e sotme, enët dhe thikat mund të mos u pëlqejnë më. Kuzhinat moderne kanë nevojë për pajisje të reja që ju lejojnë të gatuani si një mjeshtër kuzhine, që mund të bëni cdo gjë dhe me shumë dëshirë.

 

E keni përdorur ndonjëherë iPhone-in tuaj në kuzhinë? E pra, tani ju të mund ta përdorni, për kontrollin e temperaturës së ujit teksa keni vënë të gatuani dicka deri tek përgatitija e ushqimeve speciale të cilat duan minuta të sakta për gatim. Tani do të keni mundësi të mburreni tek miqtë rreth kuzhinës suaj ultra-moderne.


1.Grirëse perimesh (Veggie Twister)

 

Frutat dhe perimet duhet të konsumohen pothuajse çdo ditë për shkak të vlerave ushqyese që posedojnë. Në të shumtën e rasteve kërkohet mjeshtri që ato të coptohen dhe grihen në mënyrë të përkryer, prandaj ne do u tregojmë një mënyrë se si ta bëni një gjë të tillë. Perimet janë të mëdha dhe mund tju duken pak të mërzitshme teksa i prisni. Çfarë do të mendoni nëse ju tregojmë një pajisje tepër të thjeshtë dhe interesante për tu përdorur. Grirësja e perimeve (Veggie Teister) është një mënyrë e lehtë për të prerë perimet tuaja në forma të ndryshme. Ajo ka spirale në disa forma të cilat i japin perimeve të grira një pamje të mrekullueshme.


2.Tenxhere me vakum (Sous Vide Machine)

 

Sous Vide është një metodë gatimi me vakum. Kjo do të thotë se me vakum ju mund të gatuani ushqimin në temperaturën e ujit. Deri në ditët e sotme, ju nevojitej një pajisje  e madhe për të gatuar mishërat ose detyroheshit që të gatuanit në zgarë, ndërsa tani ju duhet vetëm një tenxhere për të gatuar filetot e përsosura - jo më të djegura në pjesën e jashtme, e të papjekura në brendësi!


3. Termometri iGrill


Të gjithë e dinë se të gatuash një vakt me mish në menu do pak kohë. Por që kjo të gatuhet, soba juaj duhet të jetë nxehur paraprakisht. Dhe madje shumica prej nesh akoma nuk e di se kush është temperatura e duhur për të gatuar një recetë me mish. Tani për të gjithë ju vjen një zgjidhje! Termometri iGrill ju ofron një mundësi të mahnitshme për të treguar temperaturën e duhur për një gatim. Kjo pajisje e vogël është e lidhur me smartphone tuaj, ku ju mund të vendosni temperaturën që doni. Gjithashtu do t’ju tregojë edhe temperaturën aktuale në çdo moment, madje do t’ju japë edhe këshilla se cila temperaturë është më e mirë për mishra të ndryshëm.


4. Mikrovalë për kokoshka

I pëlqeni shumë kokoshkat? Por kur vjen puna që ti përgatisni vetë e keni të veshtirë! Tani ju mund të bleni në treg një mikrovalë që përvec funksioneve të tjera mund të bëjë edhe kokoshka fantastike. Së bashku me mikrovalën në set ju mund të merrni edhe një enë të posacme për kokoshka. Përfundimi, kokoshka fantastike!


5. Pjekëse proshute Piggy Wiggy


Piggy Wiggy është një shpikje e madhe - kjo pajisje ju lejon që të piqni proshutën në mikrovalë! Madje e bën atë si një patatinë Cipsy! Studimet tregojnë se proshuta gatuhet më mirë në mikrovalë, sepse ajo nuk prodhon substanca kanceroze ndryshe nga gatimi në tigan.


6. Rrahëse automatike


Edhe në qoftë se ju mendoni se gatimi është kënaqësi e madhe, shumica e njerëzve nuk e mendojnë në të vërtetë si kënaqësi, sepse u ndodh që të qëndrojnë në furrë për orë të tëra duke perzier një salcë apo dicka tjetër. Tani edhe për këtë ka një zgjidhje: Përziersja automatike! Ju vetëm e vendosni në një tenxhere, ndizeni dhe shkoni të bëni diçka tjetër! Ndoshta një ëmbëlsirë, apo edhe një pushim të shkurtër?


7. Ajrues vere (Aermate)


Në qoftë se doni me të vërtetë të shijoni një shishë verë, fillimisht ju duhet që ta lini në kontakt me oksigjenin të paktën një orë. Në këtë mënyrë, shija do të mund të zhvillohet plotësisht dhe çdo shije anësore apo erë do të jetë eliminuar. Me këtë pajisje, ju mund të arrini të njëjtën gjë në disa sekonda, ajo shton mikroflluska oksigjeni në verë duke eleminuar pritjen për rreth një orë para konsumit.


8. Macaron Helper

 

Pajisja Macarons është çmenduria e fundit! Gjithkush që pëlqen biskotat, kjo mbajtëse brumi ju ndihmon që ju ti jepni biskotave tuaja një pamje të përkryer. Ena speciale e pjekjes ka format e gatshme ku ju mund të vendosni brumin. Madje kur të bleni këtë produkt do të gjeni edhe një recetë të përfshirë kështu që mund të filloni menjëherë!


9. Konservues bimësh (Herb Savor)

 

A e keni pyetur ndonjëherë veten pse bimët e freskëta që ju bleni në supermarket nuk mund t’i mbani më shumë se disa ditë në frigorifer? Madje mezi arrini ti përdorni ato për një vakt sepse thahen. Kohët e fundit në treg qarkullon një pajisje që ju ndihmon që bimët aromatike të ruhën për javë të tëra. Pajisja Herb Savor ju lejon që t’i vendosni ato në një enë, të hidhni pak ujë dhe t’i ruani në frigorifer.


10. iKettle


Luks më i fundit nga teknologjia është: një ibrik që ju pyet në mëngjes nëse ju dëshironi një filxhan çaji! Ky ibrik i bukur është i kontrolluar nga një aplikacion në smartphone dhe lejon që të përgatisni cajin në mëngjes që nga shtrati juaj. Madje ju mund të përgatisni cajra të ndryshëm në katër temperatura të ndryshme, plus që ju lejon të bëni edhe një sy gjumë, ndërkohë që e e mban të ngrohtë ujin.


Më të lexuarat