Secondary Adv

Makinat robotike qe shperndajne porosi

Share on Google+

Kroger ka ndërtuar një flotë makinash të vogla robotike, të cilat do të shpërndajnë porositë drejt e në shtëpitë e konsumatorëve. 

 

Kroger është gati të provojë se ai mund ti ndihmojë konsumatorët të shmangin rradhët e gjata të supermarketeve duke vënë në dispozicion të tyre një flotë makinash autonome, të cilat do të shpërndajnë në shtëpitë e tyre porositë e bëra. Programi i testimit i njoftuar të enjten mund ta bëjë Kroger shitësin e parë të SHBA-së i cili  bërë dërgesa me makina robotike të cilat nuk e kanë të nevojshme një njeri brenda tyre. Kroger me bazë në Cincinnati është duke u bashkuar me Nuro, një firmë në Silicon Valley e themeluar dy vjet më parë nga dy inxhinierë që punonin në makinat vetëlëvizëse tek Google. Ashtu si Waymo, Kroger thotë se shërbimi i tij i shpërndarjes përmes makinave vetë drejtuese do të fillojë deri në fund të këtij viti. Vendndodhja e shërbimit të shpërndarjes ende nuk është përcaktuar, edhe pse ka të ngjarë që do të përfshijë supermarketet e Fry në Kaliforni ose Arizona, tha bashkë-themeluesi Nuro Dave Ferguson. Konsumatorët do të jenë në gjendje të porosisin sende ushqimore nga një aplikacion në telefon, ashtu sikurse njerëzit marin për të kërkuar një udhëtim me Uber ose Lyft.

 

Pas marrjes së porosisë, një automjet pa shofer do të niset të dorëzojë sendet ushqimore, duke ikërkuar klientëve të jenë të pranishëm për të marrë sendet e tyre të porositura. Van 'R1' quhet makina robotike dhe është formuar ngjashëm me një kuti argjendi e rrumbullakosur dhe gjithashtu është sa gjysma e gjerësisë dhe rreth dy të tretat e gjatësisë së një Toyota Corolla. Makina robotike mund të udhëtojë deri në shpejtësi prej 25 miljesh në orë. Kroger dhe Nuro do të njoftojnë përdoruesit sapo R1të jetë gati të dalë në shitje dhe gjithashtu do të japë përditësime gjatë kësaj kohe. Ata gjithashtu do të ofrojnë një kod për të hapur ndarje që përmbajnë porositë e tyre. Përmasat e tij të vogla i japin mundësinë që automjetet dhe këmbësorët e tjerë të mund të manovrojnë me siguri rreth tij, sipas Nuro. R1 është një automjet plotësisht autonom "Niveli Katër", që do të thotë se nuk kërkon udhëzim njerëzor për shumicën e situatave, duke u mbështetur në hartimin e definicionit të lartë. 

 

Navigon rrugët duke përdorur sensorë vetë-ngarje duke përfshirë kamerat, radarët dhe një njësi rrotulluese 'lidar'në pjesën e sipërme të saj. Kroger aktualisht ofron shpërndarjen e ushqimeve përmes automjeteve të drejtuara nga njerëz në rreth 1,200 prej 2,800 dyqaneve të saj, duke mbuluar rreth 20 tregje të ndryshme në SHBA. Qëllimi i projektit është të vendosë makina vetë drejtuese në zonat ku shpërndarje të njëpasnjëshme brenda ditës nuk ishin të disponueshme më parë. Ne duam të jemi të disponueshëm për çdo klient të vetëm, "tha shefi i Zyrës Kroger Digital, Yael Cosset për TechCrunch. Kjo është një fushë ku do të mësojmë shumë nga piloti, tha Cosset.  

 

Nëse testet e Nuro shkojnë mirë, Kroger thotë se ka të ngjarë të zgjerojë përdorimin e makinave pa shofer, duke lejuar që supermarketet e saj të reduktojnë tarifat e ofrimit të tyre dhe të caktojnë detyra të tjera për punëtorët të cilët kanë shërbyer për të ngarë makinat që bëjnë shpërndarjen e porosive. Partneriteti i Nuro me Kroger nuk është ekskluziv, që do të thotë se firma shpreson të zgjerohet në tregje të tjera me makinat e veta robotike. Walmart kohët e fundit ka krijuar partneritet me Postmates për të zgjeruar programin e saj të shpërndarjes së ushqimeve në internet dhe Amazon njoftoi disa ditë më parë se do të jetë partner me rrjetet shpërndarëse lokale me deri në 40 furgona.


Me te lexuarat ne Inovacion