Secondary Adv

Robotet ne te ardhmen do sherbejne per misione shpetimi

Share on Google+

Tashmë robotët mund të lëvizin në terrene të vështira dhe në të ardhmen mendohet se ata do të përdoren për misione shpetimi. 

 

Një shpikje e re e një makine robotike me dy këmbë është e aftë të kapërcejë gurë të lartësive të ndryshme pa u rrëzuar asnjëherë të vetme. Robotët që ecin zakonisht hasin probleme me paparashikueshmërinë të sipërfaqes së tokës që mund të mos jetë e barabartë, ku çdo hap i hedhur mund të jetë i ndryshëm në lartësi. Shkencëtarët arritën të zgjidhnin një problem të tillë duke përdorur inteligjencën artificialepër ti mësuar robotëve të rinj se si ata të adaptohen me sipërfaqet e harkuara gjatë kohës që lëvizin. Një risi e tillë inovative ushqen edhe një ndjesi frike rreth faktit që ushtritë në të gjithë globin mundet që së shpejti përmes teknologjive të tilla të kenë akses në robotë vrasës që janë të aftë të zhvillojnë beteja luftarake në çdo terren të mundshëm.  

 

Të krijuar në Univeristetin e Kalifornisë në Berkeley, robotët përdorin një miksim të balancës të kualifikuar dhe gjithashtu të kapërcimeve të vogla, për tu siguruar që ata nuk do të pengohen dhe rrëzohen. Inxhinierët thanë se teknologjia mund të përdoret një ditë si përgjigje ndaj katastrofave dhe gjithashtu misioneve të kërkimit dhe shpetimit. Robotët shpëtues të së ardhmes do të duhet të kalojnë rrënoja dhe shumë terrene të tjera të vështira me shpejtësi në mënyrë që të arrijnë njerëzit e bllokuar ose të lënduar. Robotët me këmbë janë makineri të pabesueshme, të afta për të naviguar përmes terreneve të pastrukturuara dhe të thyera u shprehën kërkuesit. Ata janë shumë më të zhdërvjellët sesa robotët e llojit të tyre, të cilat e kanë të vështirë të lëvizin në terren me boshllëqe ose ndryshime të rëndësishme në lartësi. 'Aftësia e robotëve bipedal për të lëvizur mbi terrenediskrete dhe të paparashikueshme i bën ata kandidatë idealë për aplikime të tilla si eksplorimi i hapësirës dhe reagimi ndaj katastrofave'.  

 

Algoritmet komplekse të inteligjencës artificiale që udhëzojnë robotët që ecin të mbështeten në rregulla strikte mbi vendosjen e këmbëve që e bëjnë lartësinë dhe distancën e çdo hapi mjaft të ngurtë. Kjo do të thotë që robotët shpesh hidhen nga terrene të përafërta sepse çdo hap duhet të jetë i ndryshëm për të shmangur një gabim, duke rezultuar në një lëvizje shumë të ngadaltë. Hulumtuesit e UC e anashkaluan këtë problem duke përdorur inteligjencën artificiale për të 'mësuar' robotët me dy këmbë si të trajtojnë hapat e një sërë lartësish dhe distancash. Sistemi i tyre i jep robotëve më shumë liri në hapat që mund të hedhin, duke i bërë ato më të shkathët se çdo model i mëparshëm robotësh me dy këmbë. Për të testuar krijimin e tyre, shkencëtarët ndërtuan terrene të improvizuara me gurë duke krijuar idenë e një terreni të vështirë për tu kaluar, duke përdorur gurë shkelës, lartësia dhe distanca e të cilëve ndryshonte rastësisht. Çdo robot ishte i aftë të kalonte gurët pa u rrëzuar, edhe në rastet kur nuk kishte shkeluar më parë në të njëjtin terren. Hulumtuesit shkruan: Ashtu si njerëzit dhe kafshët, robotë të vegjël kanë nevojë për aftësi për të lëvizur mbi terrenin e thyer për t'u përdorur në aplikime të tilla si reagimi ndaj fatkeqësive si dhe proçesi i kërkim shpëtimit. 

 

'Këta robotë nuk e "dinë" se çfarë terreni do të hasin përpara se ata të shkelin në të; vetëm hapi i ardhshëm i shfaqet robotit, një skenar që përfaqëson ngushtë atë që një robot mund të hasë në botën reale ". Aktualisht robotët janë 'të verbër' dhe nuk mund të përdorin një input vizual për të planifikuar lëvizjen e tyre të ardhshme, studiuesit në vend të kësaj i japin përmes inteligjencës artificiale distancën dhe lartësinë e çdo guri dhe ky sistem përdor matematikë komplekse për të llogaritur hapin etij të ardhshëm. Në të ardhmen ekipi tha se planifikojnë të shtojnë këto aftësi dhe të përmirësojnë sistemin në mënyrë që të mund të trajtojë terrene më të larmishme. "Në planin afatgjatë, ky hulumtim do të ndihmojë që robotët me dy këmbë të lëvizin në mënyrë autonome mbi terrenin e ashpër, si në ambjente të brendshme si shkallët dhe korridoret e ngushta, ashtu edhe në ambiente të jashtme, shkruante ekipi.


Me te lexuarat ne Inovacion