Secondary Adv

Dritaret inteligjente qe kthejne rrezet e diellit ne energji

Share on Google+

Një dritare inteligjente që e mban shtëpinë të ftohtë gjatë verës mund të jetë zgjidhja për të mbajtur larg të nxehtin përvëlues.  

 

Dizajni unik i kësaj dritareje e mban të nxehtin në nivele minimale dhe gjithashtu edhe koston e kondicionerit duke bllokuar rrezet e padëshiruara të diellit ndërkohë që shfrytëzon energjinë diellore për të gjeneruar elektricitet. Inxhinierët thonë se dizajni revolucionar i cili gjithashtu mund të mbajë shtëpitë të ngrohta gjatë stinës së dimrit, do të arrijë të dyfishojë efiçiencën e energjisë për një familje mesatare dhe gjithashtu mund të përgjysmojë faturën e energjisë elektrike. Profesor Hin-Lap Yip nga Universiteti i Teknologjisë së Kinës Jugore tha se është një version organik i paneleve diellore fotovoltaike (PV). Këto ulin faturat e energjisë, nuk lëshojnë ndotje dhe kërkojnë mirëmbajtje minimale, thotë ai. Ndërtimet fotovoltaike të integruara janë një shembull i shkëlqyer i një tregu ku fotovoltaikët e silikonit, pavarësisht nga lirshmëria dhe performanca e tyre, nuk janë më të përshtatshmet për shkak të pamjes së tyre, tha profesor Yi. 

 

Në vend të kësaj, ne mund të bëjmë fotovoltaike organike në shtresa gjysëm transparente, të lehta dhe me ngjyra, të cilat janë të përsosura për kthimin e dritareve në gjeneratorë të energjisë elektrike dhe në izolatorë të nxehtësisë. Hulumtuesit kanë ndërtuar një prototip të aftë për të nxjerrë njëkohësisht energji elektrike dhe për të parandaluar ngrohjen e tepërt, sipas studimit të botuar në revistën Joule. Një gjë e tillë u arrit duke kryer një veprim balancues në mënyrë të trefishtë ndërmjet përthithjes së dritës për prodhimin e energjisë elektrike, duke e bllokuar atë për izolimin e nxehtësisë dhe duke e transmetuar njësoj siç do bënte një dritare normale. Hulumtuesit kanë përdorur materiale të përziera dhe të krahasuara më parë për këto qëllime të ndryshme. Kjo çoi në krijimin e një pajisjeje që lejoi pjesët e dukshme të diellit, të kthejnë pas dritën infra të kuqe që është fajtori kryesor i ngrohjes dhe konverton zonën pranë rrezeve infra të kuqe në një rrymë elektrike. Është vlerësuar se instalimi i dritareve të pajisura me pajisje të dyfishtë të gjenerimit të energjisë elektrike dhe izolimit të nxehtësisë mund të zvogëlojë më shumë se gjysmën e shpenzimeve të një familje mesatare në burimet e jashtme elektrike.  

Kjo supozon që çdo inç katror i çdo dritare do të panelizohet me qeliza diellore shumë funksionale. Efikasiteti i tyre është duke u përmirësuar me shpejtësi dhe ne presim që të jemi në gjendje të përmirësojmë vazhdimisht performancën e kësaj shtrese të unifikuar të dritares së qelizave diellore. Këto materiale me dy funksione janë ende në fillimet e krijimit të tyre, por kërkuesit presin që ato ti hapin rrugën teknologjive të reja të dobishme. Profesor Yip shtoi se marrja e qelizave diellore multifunksionale gjysmë transparente të izolimit të nxehtësisë është vetëm fillimi i eksplorimit të aplikacioneve të reja të fotovoltaikës organike.


Me te lexuarat ne Inovacion