Secondary Adv

Kina ka krijuar autobuse autonome per turiste

Share on Google+

Gjigandi Kinez i internetit Baidu ka nisur prodhimin e mikrobusëve të parë autonomë të cilët do të vendosen në pikat turistike dhe nëpër aeroporte.   

 

Autobusi i vogël që ka tetë ndenjëse dhe përmasat sa një e treta e një autobusi normal, pa timon drejtues, ndenjëse për shoferin frena apo pedalin e gazit, u prezantuar nga prodhuesi i saj Baidu gjatë një konference në Beijing. Autobusi pa shofer u krijuar nga Baidu dhe gjithashtu një firmë kineze e prodhimit të automjeteve të quajtur King Long dhe është fuqizuar nga sistemi operacional drejtues autonom nga Apollo 3.0. Autobusi autonom mund të përmbushë shmangien e pengesave, mënjanimin dhe rimbushjen automatikepa qënë nevoja për ndërhyrjen e njeriut. Disa pamje në një video të publikuar nga Baidu i cili referohet shpesh si Google Kinez, tregojnë fabrikën gjigande prodhuese të kompanisë në Xiamen. Klipi tregon autobusin ngjyrë blu të ndritshme teksa udhëton dhe ndalon më pas në stacion përpara pasagjerëve duke i transportuar ata në automjetin që lëviz vet. Ky autobus është i pajisur me tetë vende për pasagjerë dhe gjashtë vende për qëndrim në këmbë.  

  

Autobusi do të vendoset fillimisht për udhëtimet komerciale në pikat turistike apo edhe në aeroporte si dhe disa pika të tjera të mëdha turistike, përfshirë këtu qytete si Beijing, Guangzhou, Shenzhen. Mjeti mund të udhëtojë deri në 100 kilometra ose 62 milje pasi ka kaluar dy orë karikim, dhe me një shpejtësi lëvizje prej 60kmh sipas të dhënave nga prodhuesi King Long. Sasia e prodhimit të autobusëve të cilët janë quajtur Apolong ka arritur deri në 100 njësi në vendin e prodhimit, sipas dy prej krijuesve Baidu Chairman dhe Robin Li. 2018 shënon vitin e parë të komercializimit për drejtime autonome. Nga prodhimi masiv i Apolong, ne mund të shohim me të vërtetë se makinat autonome janë duke bërë përparime të mëdha duke e çuar industrinë nga zero në një, tha z. Li. Duke vendosur shikimin drejt tregut të huaj, kompania është bashkuar me SoftBank Group Corp të Japonisë për të sjellë minibusët autonomë Apolong në Kinë deri në fillim të vitit 2019.  

   

Autobusi vetë drejtues ishte i hapur për publikun për udhëtimet e provës gjatë Samitit Dixhital të Kinës në prill. Automjetet kanë 'nivelin e katërt' të automatizimit siç përcaktohet nga Shoqëria e Inxhinierëve Automobilistikë, që do të thotë se ata mund të operojnë brenda një vendi të mbyllur pa ndërhyrje njerëzore. Kjo është një nga nivelet më të larta, ku automjetet mund të veprojnë kudo në rrugë në të gjitha skenarët. Qeveria kineze ka përfshirë makina autonome si një nga sektorët kryesorë në iniciativën e saj "Made in China 2025", e cila synon ta shndërrojë Kinën në një prodhues botëror të produkteve të reja sipas një raporti të mëparshëm nga Bloomberg.   

 

Politikat zyrtare inkurajojnë bashkëpunimin midis kompanive të teknologjisë kineze të përfshira në aspekte të ndryshme të transportit, nga vetë makinat drejt navigimit satelitor. "Në të kaluarën, Kina eksportonte mallra të lira në botë. Në të ardhmen, Kina do të eksportojë teknologjinë e inteligjencës artificiale në botë, "tha Li. Ai gjithashtu foli në konferencë rreth një çipi të ri që përmban inteligjencën artificiale të quajtur Kunlun, i cili mund të mbështesë një gamë të gjerë të aplikacioneve të AI, duke përfshirë njohjen e zërit, përpunimin e gjuhës natyrore dhe drejtimin autonom. 


Me te lexuarat ne Inovacion