Secondary Adv

10 hotelet me te vecanta ne bote

Share on Google+

Në vende të ndryshme të botës gjenden hotele të veçanta të cilat dallohen për format e rralla arkitekturore dhe simbolikën e secilit prej tyre. 

 

Secili prej këtyre hoteleve ofron pamje mahnitëse të ndikuar gjithashtu edhe prej vendodhjes që kanë por sidomos karakteristikave të veçanta që ka çdonjëri prej tyre. Nëpër botë ekzistojnë shumë hotele të tilla, por jemi munduar të listojmë vetëm dhjetë prej tyre, të cilët kryesojnë për pamjen që ofrojnë, vendodhjen, si dhe domethënies së tyre.     

 

     

1. Beresheet Hotel, Mitzpe Ramon, Izrael – përmban 34 suita luksoze me pishina privatedhe mure prej guri, qëndër spa dhe restorant. 

   

2. Magic Mountain Lodge, Huilo-Huilo, Kili– Një vend magjik ,si në përralla në mes të pyllit  Patagonian  të Kilit. 

 

3. Conrad Hilton, Rangali, Maldives – një vend ku takohet luksi me stilin e thjeshtë. Conrad Maldives është vendosur në dy ishuj dhe arrihet nga një fluturim 30 minuta me avion.  

 

4. 727 Hotel Fuselage, Manuel Antonio, Kosta Rika – ky është një hotel  luksoz i bërë nga aeroplan i 1965 Boeing 727, i cili më parë fluturonte kudo nëpër botëme linjën e Afrikës së Jugut Air dhe Avianca Airlines, Kolumbi. 

 

5. Glace Ice Hotel, Québec City, Kanada - E vendosur në vetëm 10 minuta larg nga qendra e qytetit të Québec, Hotel de Glace është një tërheqje për tu zbuluar çdo dimër. 

  

6. V8 Hotel, Böblingen, Gjermani - Restauruar gjerësisht, ky hotel  me 4 yje jo vetëm që të mahnit me veçoritë e saj historike, por gjithashtu ofron një ambient të jashtëzakonshëm për qëndrimin tuaj.

 

7. Attrap'Rêves, Allauch, Francë - Attrap'Rêves përbëhet nga flluska të personalizuara bazuar në tema të ndryshme. Një gjë është e sigurt, do të keni një pamje të mrekullueshme të pyllit rreth jush nën një qiell plot yje.

 

8. Dhara Dhevi Resort, Chiang Mai, Tajlandë - Dizajni i resortit luksoz reflekton shumë nga ndikimet arkitektonike dhe kulturore të Mbretërisë historike Lanna.   

9. Intercontinental Thalasso Spa, Bora Bora - Ky vendpushim i mrekullueshëm ndodhet në një plazh të virgjër në "Motu Piti Aau" përgjatë anës lindore të Bora Bora dhe është i arritshëm vetëm me anije.   

10.Dasparkhotel, Essen, Gjermani - Dhomat e hoteleve të ndërtuara nga segmentet gjigante të tubave të kanalizimit prej betoni.


Me te lexuarat ne Inovacion