Secondary Adv

Audi e-Tron me kamera ne vend te pasqyrave anesore

Share on Google+

  

Gjatë fundjavës, Audi ka postuar një video të re të prototipit të tij e-Tron, i cili përfshin kamera në vend të pasqyrave anësore.  

 

Disa vite më parë prototipet e makinave të Tesla dhe konkretisht të Model X, paraqitën një dizajn pa pasqyra tradicionale anësore të shikimit. Në vend të kësaj, makina ishte e pajisur me kamera të montuara anash makinës të cilat i mundësonin shoferëve më shumë të dhëna dhe më shumë pamje rreth gjendjes së trafikut pas tyre por edhe të lëvizjeve të makinave. Si një bonus shtesë, kamerat ishin më aerodinamike sesa një pasqyrë anësore, e cila mundësoi që Modeli X të ketë një gamë më të gjerë shtrirjeje në çdo udhëtim. Tesla kohët e fundit anuloi dizajnin e lartpërmendur për shkak të rrethanave rregullatore, por Audi po kërkon të bëjë atë që Tesla tashmë e ndërpreu.    

Videoja e marrë nga kamerat anësore të cilat zevendësojnë pasqyrat e zakonshme të makinave, transmetohet drejtpërsëdrejti tek ekranet prej 7 inç të vendosura mirë mbi dorezat e derës së makinës. Në video tregohet në mënyrë të detajuar se si do të dukej një risi e tillë inovative në dizajn dhe mënyrën se si funksionon dhe do përdoren këto ekrane zëvendësuese të pasqyrave normale. Veçanërisht, Audi mburret se e-tron do të jetë "makina e parë me sasi të madhe prodhimi e cila do të jetë e pajisur me pasqyra virtuale të jashtme." Ndërsa një datë e vërtetë e lëshimit ka të ngjarë të jetë ende ende disa vite larg, Audi duket se nuk do ta braktisë këtë zgjedhje specifike të projektimit dhe shumë shpejt do e bëjë atë pjesë të modelit të tij të ardhshëm. 

 

Gjatë një njoftimi për shtyp Audi prezantoi dhe shpjegoi më nga afër përfitimin nga ky model inovativ. Sipas tyre pasqyrat e jashtme virtuale jo vetëm sigurojnë një eksperiencë të re teknologjike, por edhe shumë përfitime praktike në aspektin e rehatisë dhe sigurisë. Mbështetja e tyre e sheshtë integron një aparat fotografik të vogël, imazhi i të cilit përpunohet në mënyrë digjitale dhe më pas shfaqet në ekranet OLED prej 7 inç me kontrast të lartë në brendësi. Shoferi mund të hyjë në cilësime të ndryshme duke përdorur funksionin me prekje. Detajet e imazhit mund të zhvendosen, duke siguruar fushën e kërkuar të pamjes, ndërsa përdoruesi mund të zmadhojë dhe të largohet nga imazhi. Shoferi mund të zgjedhë nga tre pikëpamje në sistemin MMI për situata të ndryshme, për drejtimin në autostradë, për kthimin dhe për parkimim e automjetit.  

 


Me te lexuarat ne Inovacion