Secondary Adv

Mbajtesja robotike e valixheve qe ju ndjek ngado

Share on Google+

Care-E quhet mbajtësja e valixheve robotike e pajisur me teknologjinë autonome dhe inteligjencën artificiale ju ndjek ngado që ju shkoni.  

 

Kur ju udhëtoni shumicën e rasteve jeni të mbingarkuar me bagazhet tuaja dhe për t'ua bërë sa më të lehtë dhe të këndshëm rrugëtimin tuaj nga aeroporti deri tek avioni, kompania ajrore KLM Royal Dutch Airways ka krijuar këtë robot që mban valizhet tuaja. Roboti përveç se i mban ato gjatë gjithë rrugës, ai gjithashtu lëviz vet[ falë një sistemi autonom dhe duke përdorur gjithashtu edhe inteligjencën artificiale për të ju ndjekur ju ngado me valixhet tuaja. KLM ka në plan të ketë këto robota të stacionuara pas sigurisë, dhe karrocat mund t'u afrohen klientëve për të skanuar biletat e tyre të udhëtimit. Më pas një klient do të ngarkojë bagazhin e tij mbi të, dhe Care-E do t'i udhëzojë ata drejt e tek portat.Mund të ndalojë edhe në dyqane gjatë rrugës apo të presë derisa një klient të mund të përdorë banjën. Edhe më mirë, Care-E do të jetë në një API e zotëruesit për informacionin e fluturimit dhe do të ketë qasje në një bazë të dhënash GPS të plotë të aeroportit.  

  

 Kjo do të thotë se nëse ndryshon porta juaj, karroca do të njohë dhe do të arrijë të ju çojë ju drejt e në vëndin e duhur dhe gjithashtu në kohë. Gjithashtu tashmë kompania është duke testuar edhe ndërveprimet jo verbale midis makinave dhe njerëzve. Në vend që të flasë me një klient, roboti do të shfaqë një animacion të fytyrës në ekranin 4K LED. Por gjithashtu duhet theksuar se ekziston një sasi e caktuar që mund të ngarkohet në robotin Care-E. Një grup sensori LiDAR siguron përplasje dhe shmangie pengesash, ndërsa gjithashtu harton mjedisin në 2D. Dhe për shkak se KLM donte të sigurohej që Care-E është një karrocë e sigurt, ka gjithsej 8 matës të largësive me ultratinguj, pesë në pjesën e përparme dhe tre në anën e pasme për shmangien e përplasjeve periferike. Një aparat RGB-D vepron si skaner i kalimit të biletës dhe trajton zbulimin dhe ndjekjen e trupit. 

  

Një pjesë e madhe e kësaj teknologjie ndodhet në pjesën e përparme ose të pasme të makinës robotike. Care-E mund të përballojë dy valixhe me peshë deri në 85 kilogramë. KLM thotë se do të fillojë testimin e Care-E në Aeroportin Ndërkombëtar San Fransisco në korrik dhe gjithashtu në Aeroportin Ndërkombëtar John F. Kennedy në gusht. Nuk ka plane për një dalje të plotë në shitjetë Care-E në mbarë vendin. Në vend të kësaj, KLM e sheh këtë si një shans për të provuar se si funksionon ndërveprimi i njeriut dhe makinës, dhe më pas bëhen modifikimet e duhura. Pra, nëse jeni të etur për të parë këtë karrocë të adhurueshme dhe të zgjuar teksa mban valixhet tuaja, duhet të nxitoni dhe të planifikoni një udhëtim nga SFO ose JFK. 


Me te lexuarat ne Inovacion