Secondary Adv

Rusia do dergoje ne hapesire astronaute robote

Share on Google+

Rusia po planifikon të dërgojë drejt hapsirës dy robotë astronautë, për të punuar në stacionin ndërkombëtar hapësinor. 

 

Shkencëtarët kanë krijuar makineritë e avancuara të quajtura FEDOR, për të drejtuar shpëtime, edhe pse ato kanë mësuar kohët e fundit të përdorin armët. Sipas RIA Novosti, robotët mund të dërgohen në hapësirë brenda muajit gusht të vitit 2019. Ndryshem nga robotët e tjerë para tyre, DefenseOne.com thotë se ata do të dërgohen në orbitë si anëtarë të ekipit në bordin e raketës Soyuz, dhe jo të vendosur në pritje. Gjithësesi asnjë astronaut njeri nuk do të jetë në bordin e raketës gjatë nisjes së parë që do të kryejë kjo raketë. Ajo do të përmbajë vetëm një ekuipazh robotësh, të cilët ditët e fundit janë shfaqur në një video teksa realizojnë veprime të tilla si ngritja e peshave dhe bërja e pompave gjithashtu.       

 

Ekspertët rus shpresojnë se ky mision i robotëve drejt orbitës do të ndihmojë në të ardhmen për të ndërtuar një bazë hapësinore në Hënë. Një detyrë kyçe për robotët FEDOR do të jetë ndihma në ndërtimin dhe përdorimi i lëndëve bazë në Hënë dhe mundësisht edhe në planete të tjera, u shpreh dizenjuesi i tyre. Përgjegjësit e këtij misioni shprehen se robotët mund të funskionojnë mjaft mirë pa një kostum hapësinor, duke jetuar brenda mjetit të ekuipazhit hapësinor por madje edhe jashtë tij. Emri i robotit është Fyodor. Secili nga robotët është rreth gjashtë këmbë i lartë dhe peshon jo më pak se 233 paund në varësi gjithashtu të pajisjeve shtesë që mund të ketë, dhe mund të mbajë deri në 44 paund ngarkesë. 

 

Gjatë një misioni udhëtimi drejt planeteve të tjera, astronautët do të mbështeten tek robotët, u shpreh Sergei Khurs, i cili kryeson projektin dhe drejton qëndrën kombëtare të zhvillimit të teknologjisë me bazë robotike. Ekspertët rusë gjithashtu janë duke shpresuar që një ditë të jenë të aftë të ndihmojnë në ndërtimin e një baze hapësinore në Hënë. Një detyrë kryesore për Fedor do të jetë 'të ndihmojë në ndërtimin dhe përdorimin e bazave' në Hënë dhe potencialisht në planete të tjera, u shprehën dizenjuesit e robotit. 


Më të lexuarat në Inovacion