Secondary Adv

Nje pasqyre smart nga Philips

Share on Google+

Philips ka sjellë një risi tjetër në sistemin e ndriçimit dhe bëhet fjalë për një pasqyrë të ndriçuar që lidhet me çdo pajisje smart.  

 

Philips vazhdon të zgjerojë sistemin e saj të ndriçimit Hue në të gjithë shtëpinë dhe ndalesa tjetër është pasqyra e tualetit e cila ofron një ndriçim të integruar rreth saj por që num mbetet vetëm me kaq, por lidhet gjithashtu me çdo pajisje smart që gjendet në shtëpinë tuaj. Pasqyra Adore Bathroom teorikisht do të funksionojë si një pasqyrë ndriçuese e pavarur, por si produktet e tjera të Hue-së, ju do të mund ta lidhni atë me shpërndarësin e Hue Bridge dhe ta integroni atë në konfigurimin tuaj smart në shtëpi, duke e përfshirë atë në shërbime si Alexa e Amazon, Google Assistant dhe Apple HomeKit. 

 

Ndryshe nga llampat më të njohura të Hue-së që prodhon kjo kompani, pasqyra e tualetit Adore duhet të instalohet dhe të bëhet drejtpërdrejt në mur si një njësi e vetme. Dhe në mënyrë vendimtare për një pasqyrë banjo, Banjo Adore është vlerësuar me IP44 kundrejt ujit dhe pluhurit që është një ide e mirë për diçka që qëndron pranë dushit tuaj dhe mbi një lavaman. Pasqyra e tualetit Adore ofron vetëm ndriçim të rregullueshëm në ngjyrë të bardhë dhe jo një spektër të gjerë nuancash ndriçuese siç zakonisht njihet kjo firmë. Kështu që ndërsa ju do të jeni në gjendje vetëm të rregulloni sasinë e dritës që dëshironi të këtë pasqyra, ju nuk do të jeni dot në gjendje të përzgjidhni një ngjyrë tjetër përveç të bardhës për ti dhënë një spektëer tjetër dhe nj atmosferë më të këndshme teksa bëni një dush në mëngjes. 

 

Philips tashmë e ka bërë pjesë të produkteve të saj në shitje edhe pasqyrën me drita me sistem të integruar inteligjent, por ende nuk ka caktuar një çmim por thjesht e ka renditur si një produkt në pritje për tu shitur. Ashtu siç duket shumë shpejt do të jetë një produkt që mund të blihet nga të gjithë edhe pse nuk kemi ende një kosto të saktë të saj.    


Më të lexuarat