Secondary Adv

Ndertesat me koston me te larte te ndertimit per vitin 2018

Share on Google+

Përveç pamjeve dhe arkitekturës së veçantë, shumë prej ndërtesave në botë mbartin edhe një rekord, koston për ndërtimin e tyre.   

 

Më poshtë gjenden disa prej ndërtesave të cilat kanë regjistruar një kosto të lartë shpenzimesh për ndërtimin e tyre. Disa prej arkitekturave më të mira dhe më mahnitëse në botë, fshehin pas tyre edhe një kosto po aq të madhe sa edhe vetë puna që është bërë me to.  

 

Antilla  

Antilla është një shtëpi private e vendosur në Mumbai të Indisë. Ajo ka një kosto ndërtimi prej rreth 2.14 miliardë dollarë. 

 

City of Dreams Hotel Casino 

Hoteli kazino, City of Dreams shpesh quhet "Las Vegas i Lindjes". E vendosur në Macau të Kinës, ajo ka një kosto ndërtimi prej 2.53 miliardë dollarë. 

 

Venetian Macao Resort Hotel 

Venetian Macao Resort Hotel, i vendosur në Macau të Kinës, është i famshëm për dekorin e tij venecian, të kompletuar me gondolas, kanale dhe një liqen të bërë nga njeriu. Kostoja e saj e ndërtimit mësohet se është 2.54 miliardë dollarë. 

 

Wynn Las Vegas Resort Hotel  

Wynn është një hotel mahnitës me pesë yje dhe gjithashtu kazino që gjendet në Las Vegas Strip. Kostoja e saj e ndërtimit mendohet të ketë qënë rreth 2.81 miliardë dollarë. 

One World Trade Centre 

One World Trade Centre me rreth 546 metra, është ndërtesa më e lartë në Shtetet e Bashkuara. E vendosur në qytetin e New York, kostoja e saj e ndërtimit është 4.01 miliardë dollarë. 

 

Cosmopolitan Casino and Hotel 

E vendosur në Las Vegas, Cosmopolitan Casino and Hotel ka një kosto ndërtimi prej rreth 4.14 miliardë dollarë. 

 

Emirates Palace Hotel  

Emirates Palace Hotel është e vendosur në Abu Dhabi, në plazhin e vet privat prej 1.3 km. Kostoja e saj e ndërtimit mësohet të jetë rreth 4.14 miliard dollarë. 

 

Marina Bay Sands Hotel 

Hotel Marina Bay Sands, e cila ndodhet në Singapor, arriti një kosto të pakrahasueshme ndërtimi prej 5.66 miliardë dollarësh. 

 

Resort World Sentosa  

Resort World Sentosa ndodhet në Singapor dhe është kazinoja e tretë më e shtrenjtë në botë. Ajo mësohet të ketë pasur një kosto relativisht të lartë ndërtimi prej 7.08 miliardë dollarë.

 

Kullat Abraj Al Bait   

Me vendodhje në Mekë, Arabia Saudite, Kullat Abraj Al Bait, të njohura edhe si Mecca Royal Hotel Clock Tower, janë ndërtesat më të shtrenjta në botë. Kostoja e tyre e ndërtimit është rreth 15 miliardë dollarë. 


Më të lexuarat në Inovacion