Secondary Adv

Motoskafi elektrik i quajtur 'Tesla e deteve'

Share on Google+

'Tesla e deteve' është quajtur motoskafi i krijuar nga Q-Yachts i cili ka sistem tërësisht elektrik dhe një iPad për kontrollin e navigimit.  

  

Anija prej 30 metrash, e ndërtuar nga firma finlandeze Q-Yachts, është mundësuar nga një sistem shtytës "plotësisht i heshtur" dhe ka një motor elektrik që nuk prodhon emisione. Ajo ka një distancë prej 80 milje detare dhe mund të mbajë deri në tetë njerëz, me një kabinë të gjërë nën kuvertë duke siguruar hapësirë ​​për një lavaman të vogël, ndenjëse të shtuara dhe dollapë për ruajtjen e sendeve personale. Q-Yachts përshkruan anijen si "motoskafin më të qetë dhe më të heshtur në treg", por ende nuk ka zbuluar çmimin e anijes ose datën e lëshimit. 

  

Kompania, e cila është e vendosur në Helsinki, tha se mjeti ujor ishte projektuar në mënyrë që detarët mund të 'gëzonin udhëtimin, jo vetëm destinacionin'. "Ne po e pozicionojmë veten si Tesla e deteve", tha drejtori i shitjeve të Q-Yachts Joakim Hilden për SuperYachtNews. Edhe krahasuar me Teslën, sistemi ynë elektrik i shtytjes është shumë më i fuqishëm dhe më i fortë sesa kur nisën makinat e tyre të para. E quajtur Q30, anija është drejtuar nga një sistem i cili është krejtësisht elektrik i quajtur 'Oceanvolt' që është përdorur më parë si një burim alternativ i energjisë për varkat me vela. Sistemi i shtytjes është i tensionit të ulët, që do të thotë se funksionon në një cikël relativisht të vogël, në minutë, duke e bërë atë më të qetë se sa motorët konvencional, tha Hilden.  

 

Boshti i motorrit shkon drejtpërdrejt në motor, domethënë se nuk ka kuti të transmetimit, një tipar dizajni që zvogëlon më tej nivelet e zhurmës. Ndërsa sistemi i motorit siguron një udhëtim të qetë, ai kufizon gamën e anijes dhe shpejtësinë më të lartë, duke arritur vetëm një maksimum prej 17mph / 28kph. Q30 mund të mbulojë 80 milje detare në shpejtësinë e saj të lundrimit prej 10mph / 17 kph, por kjo çon në vetëm 46 milje në shpejtësinë maksimale. Paketa bazë e baterisë lejon pesë orë lundrim të vazhdueshëm, një shifër që mund të dyfishohet me shtimin e një pakete ekstra. Trupi i anijes dhe kuvertës janë bërë nga një rrëshirë e lehtë vinyl ester dhe tekstil me fije qelqi. 

Forma e saj është projektuar për të minimizuar gjurmën që anija lë teksa lundron përmes ujit në një përpjekje për të zvogëluar më tej zhurmën. Një iPad i vendosur prapa timonit drejtues të drurit kontrollon navigimin në formën e një hartë interaktive, si dhe dritat e brendshme dhe të jashtme LED. Pasagjerët mund të gëzojnë një platformë për marrjen e rrezeve të diellit për dy persona ose tavolinë me katër vende, si dhe një sallë pritjeje komode nën kuvertë dhe audio hi-fi nga një altoparlant me wireless Bluetooth. 


Më të lexuarat në Inovacion