Secondary Adv

10 ngjyrat me relaksuese per ambjentin tuaj te brendshem

Share on Google+

Shpesh është e vështirë të arredosh shtëpinë, por akoma më e vështirë mbetet përzgjedhja e ngjyrës së përshtatshme për ambjentin tuaj.   

 

Spektri i ngjyrave është mjaft i gjerë por vetëm disa prej tyre njihen si ngjyrat të cilat përveç kolorit që i japin ambjentit janë edhe relaksuese dhe të përshtatshme për shikimin tonë. Shumë ngjyra përzgjidhen për ndjesinë e relaksit, qetësisë dhe pozitivitetit që ato përcjellin tek ne. Një pjesë e tyre gjenden të renditura më poshtë së bashku me disa sugjerime të vlefshme rreth ambjentit më të përshtatshëm për tu përdorur. 

 

Blu në jeshile 

Po aq ngjyrë sa i jep dhomës tuaj aq edhe e qetë është kjo nuancë. Gjithashtu kjo ngjyrë mendohet si më e përshtatshmja për një ambjent ndenjeje sa më relaksues. 

  

Korale 

Ngjyra korale, pra ajo ngjyra e ngrohtë që ngjason pak me rozën është gjithashtu perfekte për të lyer dhomën tuaj të ndenjes për ta bërë atë sa më të ngrohtë dhe familjare. 

 

Mavi

Jo shumë në gri dhe jo shumë në lejla, ngjyra mavi është totalisht qetësuese. Kënaqësia dhe finesa e saj janë perfekte për një dhomë ngrënieje. 

 

Blu e errët 

Kjo nuancë e së kaltrës është e qetë, por edhe e gjallë në të njëjtën kohë. Është e guximshme dhe më moderne të lyesh kuzhinën në ngjyrë blu dhe të bardhë. 

 

Gri

Ja se si të modeloni ambjentin tuaj të ndenjes pa krijuar ndjesi kaotike në të. Zgjidhni një ngjyrë neutrale, qetësuese si grija dhe përdorni të njëjtin model në disa orendi apo aksesorë të atij ambjenti, si vija në perde, dysheme dhe karrige në këtë dhomë kaq të gjallë. 

 

Lavandër 

Edhe pse është menduar gjithnjë si një ngjyrë e theksuar, ajo mund të jetë relaksuese kur një ngjyrë e errët është përdorur në të gjithë dhomën.  

 

Bluja e qiellit 

Ëndrrat e ëmbla janë bërë nga ngjyra blu e qiellit. Jo vetëm që është qetësuese, por mund të shkojë me pothuajse çdo stil dekorimi. Sigurisht që kjo është ngjyra e përkryer për dhomën tuaj të gjumit ose të fëmijëve tuaj.  

 

Lejla 

Zgjidhni një ngjyrë vjolë me nuanca gri, si lejlaja, në mënyrë që ngjyra e dhomës tuaj të ndenjes të mos duket edhe aq e fortë. Gjithashtu është mirë të përfshini në arredimin tuaj edhe ngjyrën e kremit dhe blunë.  

 

E bardha 

Ngjyra e bardhë e pastër mund të ndihet pak e zymtë, por nëse doni ta mbani ngjyrën e dhomës tuaj të ngrënies sa më neutrale, ka një zgjidhje. Provoni ngjyrën e kremit ose të bardhë sepse padyshim tonet më të ngrohta ndjehen më tërheqëse. 

 

Ngjyra e kremit 

Kjo është një ngjyrë po aq e lehtë dhe e ëmbël sa është edhe qëtësuese dhe përveç kësaj i jep shumë dritë ambjentit tuaj të brendshëm.  

 


Më të lexuarat në Arredim & How-To