Secondary Adv

Projektet me te kushtueshme infrastrukturore ne bote

Share on Google+

Projektet infrastrukturore kanë një rëndësi të madhe për njerëzit pasi në shumicën e rasteve ato bëhen për të lehtësuar ose përmirësuar jetesën e tyre.   

 

Shumë prej këtyre projekteve duke u nisur edhe nga përmasat e tyre por edhe për nga rëndësia dhe funksioni, shfaqin një kosto variabël për realizimin e tyre. Disa projekte madhore që janë bërë nëpër botë për të përmirësuar apo zhvilluar infrastrukturën e vendit, kanë kosto me vlera relativisht të larta, duke i veçuar në këtë mënyrë nga të tjerat. Disa prej këtyre projekteve jemi munduar ti përmbledhim duke sjellë edhe koston e secilës prej tyre.     

 

10 | Diga Itaipu 

 

Kostoja e projektit: 19.6 miliardë dollarë

Një projekt i jashtëzakonshëm është Diga e Itaipu e cila gjeneron 16% të energjisë së nevojshme në Brazil dhe 76% të energjisë së konsumuar në Paraguaj.

 

9 | Aeroporti Ndërkombëtar i Kansai  

 

Kostoja e projektit: 20 miliardë dollarë 

Aeroporti Ndërkombëtar Kansai i Japonisë është një nga projektet më të shtrenjta dhe mbresëlënëse të zhvillimit të infrastrukturës moderne. 

 

8 | Channel Tunnel 

 

Kostoja e projektit: 22.4 miliardë dollarë 

Tunelit që lidh bregun jugor të Anglisë me Francën iu desh më shumë se pesë vjet për të përfunduar, dhe i është dhënë titulli mbresëlënës i një prej shtatë mrekullive të botës moderne. 

 

The Big Dig   

 

Kostoja e projektit: 23 miliardë dollarë

Filloi në vitin 1984 dhe përfundoi në vitin 2007, por rezultoi të jetë projekti më kompleks, teknikisht sfidues dhe i shquar në SHBA. 

 

6 | Aeroporti Ndërkombëtar Al Maktoum  

 

Kostoja e projektit: 35.7 miliardë dollarë 

Aeroporti Ndërkombëtar i Al Maktoum, Dubai, ka një kosto mjaft të lartë të shpenzuar për ndërtimin e saj në disa faza. Rreth 33 miliardë dollarë deri më tani dhe është planifikuar të përfundojë në vitin 2020.  

 

5 | Treni i shpejtësisë së lartë në Kaliforni   

 

Kostoja e projektit: 77 miliardë dollarë 

Kalifornia High Speed Rail pozicionohet mjaft mirë në 10 projektet më të shtrenjta, por fatkeqësisht ajo është dëmtuar nga sfidat, vonesat dhe kompleksitetet që asnjë nga planifikuesit e projektit nuk kishte parashikuar.

 

4 | Dubailand 

 

Kostoja e projektit: 78 miliardë dollarë

Parku do të përfshijë rreth 1,430 m², pothuajse aq i madh sa Hyde Park, do të jetë parku më madhështor i ndërtuar në mes të shkretëtirës.

 

3 | Kashagan Oilfield 

 

Kostoja e projektit: 50 miliardë dollarë

Kjo fushë e naftës është vlerësuar për të gjitha vlerat e saj nga organizata të tilla si Shell, Totali, China National Petroleum Corp dhe AgiKCO, ndër të tjera. Ka qenë një projekt tepër i shtrenjtë që është ndikuar nga vonesat dhe shpenzimet në rritje. 

 

2 | Koridori Industrial Delhi-Mumbai 

 

Kostoja e projektit: 90 miliardë dollarë

Vendi i dytë është marrë nga ky projekt jashtëzakonisht ambicioz që do të shtrihet në rreth 1.483 km në mes të kryeqytetetit politik dhe të biznesit të Indisë.  

 

1 | Forest City Malaysia 

 

Kostoja e projektit: 100 miliardë dollarë 

Qyteti i Pyjeve është një projekt partneriteti mes Malajzisë dhe Kinës, një ishull i madh i qytetit i dizajnuar për të dhënë më të mirën dhe përsosmërinë e jetesës. 


Më të lexuarat në Inovacion