Secondary Adv

10 ndertesat inteligjente ne bote

Share on Google+

Disa ndërtesa përmbajnë një punë kolosale dhe projekte inteligjente për të sjellë në mënyrën e duhur koncepte të ndryshme arkitekturore.   

 

Bëhet fjalë për ndërtesa të cilat njihen si inteligjente jo vetëm për risitë inovative të përfshira në ndërtimin dhe strukturën e saj, por edhe për realizimin dhe përcjelljen e duhur të funksionit që realisht këto vepra arkitekturore kanë. Disa prej tyre janë përmendur më poshtë së bashku me veçoritë e secilës, që i shndërrojnë ato në projekte inteligjente arkitekturore.    

 

10 | Market Hall, Roterdam 

 

Dizajnuar nga Winy Maas, Jacob van Rijs dhe Nathalie de Vries 

Forma e ndërtesës lidhet me një strukturë të aftë për të mbajtur shufrat e tensionit të ngjitura nëpër ekranet e xhamit që i rezistojnë forcave horizontale të erës.

 

9 | Shkolla Wohlen, Roofs and Hall, Wohlen, Zvicër 

 

Dizajnuar nga Santiago Calatrava

Dizajni i kësaj shkolle nuk është i veçantë dhe i përzgjedhur vetëm për shkak të kontrollit të dritave por edhe edhe për elegancën e formës dhe strukturës inteligjente. 

 

8 | Kuwait Pavilion, Sevilla, Spanjë 

 

Dizajnuar nga Santiago Calatrava

Shtatëmbëdhjetë kulmet e harkuara të kësaj ndërtese, secila prej tyre me gjatësi 25 metra, janë të kontrolluara me anë të kompjuterit për tu hapur dhe mbyllur në rreth 15 pozicione të programuara për të lejuar sasinë e dëshiruar të dritës së diellit të hyjë brenda.

 

7 | Kisha e Dritave, Osaka, Japan 

 

Dizajnuar nga Tadao Ando

Ky është një shembull i vërtetë i formës që ndjek funksionin. Tadao Ando ka bashkuar arkitekturën dhe natyrën për të krijuar një kryqëzatë të dritës e cila është me të vërtetë magjike. 

6 | Gallery Of The Menil Collection, Hjuston, Teksas  

 

Dizajnuar nga Renzo Piano 

E ndikuar nga qëndra e artit Britanik, kjo ndërtesë sjell vëmendje tek detajet e saj por më së shumti për kontrollin e sasisë së dritës në këtë ndërtesë. Arkitekti i kësaj ndërtese dëshironte që ajo të ishte e gjitha e ndriçuar nga drita natyrale.   

 

5 | The Pompidou Centre, Paris, Francë  

 

Dizajnuar nga Renzo Piano

Secili kat prej 7,500 metra katror shtrihet përmes ndërtesës krejtësisht të pandërprerë nga strukturat që mbartin ngarkesën, që do të thotë se mund të ndahet dhe riorganizohet sipas dëshirës për ekspozita ose një numër aktivitetesh të tjera. 

 

4 | Steve Jobs Theater, Cupertino, Kaliforni

 

Dizajnuar nga Norman Foster 

Një prej ndërtesave më impresionuese, Arena e Steve Jobs ka një sipërfaqe të madhe dhe krejtësisht të hapur. Nuk ka asnjë kornizë të dukshme, tuba, tela ose altoparlantë, ato janë të fshehura në 20 nyje të holla që ndajnë çdo panel xhami.  

 

3 | Muzeu Riverside, Glasgow, Skoci 

 

Dizajnuar nga Zara Hadid 

Është një përzierje e qartë e formës historike, e kthyer në një hapësirë dinamike, që ju tërheq nëpërmjet saj. Gjithashtu ka aftësinë të jetë e përshtatur, duke pasur parasysh shtrirjen e hapësirave të hapura. 

 

2 | Muzeu Guggenheim, Bilbao, Spanjë  

 

Dizajnuar nga Frank Gehry 

Ndërtesa ofron pamjet dhe hapësirat të cilat të mbajnë të argëtuar. Struktura e ngjashme me skulpturën integrohet në mënyrë të përkryer me zonën përreth. 

 

1 | Stadiumi Kombëtar Beijing, Kinë   

 

Dizajnuar nga Ai Weiwei, Pierre de Meuron, Jacques Herzog, Li Xinggang 

Qendra Kombëtare Aquatics në Pekin është ndoshta ndërtesa më inteligjente nga një perspektivë strukturore. Sidoqoftëajo është quajtur hapësira më e madhe e mbyllur në botë dhe gjithashtu struktura më e madhe e çelikut në botë. 


Më të lexuarat në Inovacion