Secondary Adv

Trendet kryesore te arredimit per 2019

Share on Google+

Trendet e arredimit ndryshojnë në mënyrë të vazhdueshme dhe për fat të keq shpesh humbasin në kohë.  

 

Kjo është një ndër arsyet pse njerëzit priren gjithmonë të dëshirojnë diçka unike dhe të re për arredimin e hapësirave të tyre të brendshme. Shpesh herë përfundojmë duke përzgjedhur diçka që për momentin është tren dhe mjaft e preferuar, por që të nesërmen humbet interesin. Prandaj nuk është aspak e lehtë të qëndrosh i informuar rreth trendeve më të fundit të arredimit të brendshëm. Ata të cilët kanë kohë që nuk kanë bërë asnjë ndryshim në lidhje me arredimin e shtëpisë së tyre, duhet të jenë më të interesuarit për të dëgjuar se cilat janë ato trende më dominante në 2019. Këto janë disa prej trendeve të arredimit të cilat do të dominojnë në vitin 2019. 

 

1. Kombinimi i dizajnit modern me mobiljet antike 

Mobiljet antike kanë zënë gjithmonë një vend të veçantë në arredimin e brendshëm. Gjithësesi ato tashmë luajnë një rol ndryshe. Një kombinim i këtyre dy stileve që i përkasin kohëve të ndryshme, pra i stilit antik me atë modern do të sillte rezultate fantastike. Kjo është ajo që së fundmi janë përpjekur të bëjnë shumë projektues dhe me siguri është trendi i vitit 2019.  

 

2. Përdorimi i drurit natyral 

Boja dhe elementë të tjerë të veshjes të përdoruara nëpër mobilje, e fshehin bukurinë natyrale të drurit. Ekspozimi i ngjyrës origjinale të drurit duke përdorur vetëm një llak tranparent për mbrojtje, do të ishte ideja më e mirë për të siguruar natyralitet dhe origjinalitet në arredimin tuaj. Nëse zëvendësojmë me dru natyral raftet në kuzhinë, kjo e bën këtë ambjent të duket akoma më elegant.    

 

3. Dizajne multifunksionale të mobiljeve 

Hapësirat e brendshme në banesa por sidomos në ato të clat gjenden në zonat më të populluara, gjithnjë e më shumë bëhen më të vogla gjë që lidhet drejtpërdrejt me proçesin e urbanizimit. Dihet që ka një ndikim të drejtpërdrejtë në përmasat e shtëpive. Në vitin 2019 njerëzit do të jenë më shumë të prirur të përfshijnë sa më shumë gjëra në hapësirën e disponueshme. Një gjë të tillë arrin ta bëjë dizajni multifunksional i cili mendohet se do të jetë zgjidhja më e mirë për të shfrytëzuar sa më mirë hapësirën e shtëpisë.    

 

Ngjyra e kuqe 

Bazuar në shkrimin e Jane Boddy, një eksplorues i trendeve të ngjyrave, dizajnerat do të përdorin në mënyrë më të shpeshtë ngjyrën e kuqe dhe atë vjolë gjatë vitit 2019.     

 

5. Ndarja e ambjenteve të hapura 

Projektuesit mund të ndajnë ambjentet e pakufizuara në dhoma më të vogla të cilat kanë funksion tjetër por përsëri arrijnë të lidhen sëbashku. Ata gjithashtu mund të sigurojnë që dhomat të ruajnë ndjesinë e njëjtë të hapësirës së bollshme por edhe të ajrosjes së mjaftueshme. Këto hapësira mund të ndahen me mure ndarëse të stilit mesjetar ose në një rast tjetër me anë të strukturave të pa mbështetura të cilat kufizojnë hapësirat dhe gjithashtu sigurojnë ndarje të tyre. Ky është një ndër stilet që padyshim do të vihet re në arredimet e vitit 2019.   

 


Më të lexuarat në Arredim & How-To