Secondary Adv

Mobiljet qe i kane rezistuar kohes

Share on Google+

Shumë prej orendive të cilat janë të preferuara në një moment të caktuar, përmbajnë rrezikun e shndërrimit të tyre në diçka të vjetër dhe të dalë mode. 

 

Shpeshherë është e vështirë të përzgjedhësh arredimin e duhur për shtëpinë. Për këtë arsye është e këshillueshme të mobilojmë me shumë kujdes duke u fokusuar tek stile të cilat janë përsëritur me kohën dhe kanë dominuar në periudha të ndryshme. Arredoni hapësirën e brendshme të shtëpisë tuaj me mobilje, stili i të cilave arrin ti rezistojë kohës. Nuk do të ndjeni aspak keqardhje për të investuar në këto orendi të përjetshme që do të duken sot po aq elegante sa 30 vjet më parë. Disa prej sugjerimeve për një arredim plot stil që i reziston çdo kohe gjenden të listuara më poshtë. 

 

Qilimi oriental

Nuk ka qilim më klasik sesa një oriental. Pamja e thjeshtë ngjall një përjetshmëri të pastër. Sot, këto qilima përshtaten në çdo stil dhome, nga ato bashkëkohore në tradicionale.

 

Pasqyra Veneciane

Murano, një ishull jashtë Venedikut, është vendlindja e pasqyrave veneciane. Teknikisht, pasqyrat veneciane vijnë vetëm nga Venecia, por stili është përsëritur gjerësisht dhe ju mund ta gjeni lehtësisht një të tillë për të shtuar një luks të menjëhershëm në hapësirën tuaj.

 

Krevati në formë tende

Krevatët origjinalë të cilët vijnë në formë tende për shkak se rrethohen nga perde, janë kryesisht praktikë dhe jo elegantë, meqenëse perdet të cilat janë elemnt kryesor do ta mbyllnin plotësisht atë për ngrohtësi dhe privatësi. Paçka se koncepti kryesor qëndron me disa ndryshime të vogla, këta shtretër vazhdojnë të jenë të preferuar dhe mjaft të përdorur. Ata nuk përmbajnë më perde por struktura rrethuese dhe të larta të cilat qëndrojnë në anët e krevatit. 

 

Raftet në mur

Mobiljet të cilat janë të vendosura në hapësira të krijuara në mur janë padyshim të nevojshme dhe të dobishme pasi  ato kursejnë hapësirë si dhe mund të shfrytëzohen për qëllime dhe funksione të ndryshme. Këto mobilje janë padyshim rezistente ndaj kohës për shkak se përdorimi i tyre mund të ndryshojë lehtësisht sipas nevojës dhe dëshirës.  

 

Shtretër me platformë

Shtretërit me platformë janë dizajni më i vjetër i shtratit; sipas përkufizimit, është një dyshek i vendosur në një platformë të ngritur. Për hapësira bashkëkohore ose moderne, ato janë krevate me korniza druri me një kokë të ulët ose madje pa të.


Më të lexuarat në Arredim & How-To