Secondary Adv

Ngjyrat qe e bejne hapesiren tuaj te duket me e madhe

Share on Google+

Përzgjedhja e ngjyrës së duhur për të lyer ambjentet e brendshme të shtëpisë bëhet akoma më e vështirë kur kemi të bëjmë me hapësira të vogla. 

 

Të arredosh në mënyrën e duhur dhe plot stil ambjentin e brendshëm të shtëpisë nuk është dilema e vetme me të cilën hasemi kur duam të bëjmë ndryshime në shtëpi. Në shumicën e rasteve edhe përzgjedhja e ngjyrës së mureve ka vështirësinë e saj. Përveç faktit se duhet të kombinohet saktë me mobiljet e shtëpisë, ajo gjithashtu duhet të jetë e përshtatshme për të mos vënë në pah difekte të tilla si hapësira në dispozicion. Në mjaft raste përzgjedhim ngjyrën e gabuar dhe e bëjmë hapësirën tonë të brendshme të duket më e vogël. Një gjë e tillë është akoma më problem kur kemi të bejmë me ambjente të vogla, të cilat për shkak të ngjyrës jo të duhur me të cilën i lyejmë, duken akoma më të vogla. Për të ju ardhur në ndihmë, kemi renditur disa prej ngjyrave dhe nuancave të cilat janë më të përshtatshme për hapësira të vogla pasi krijojnë idenë e një ambjenti më të madh.  

 

Lejla ose e purpurt

Ngjyrat e çelura dhe ndoshta edhe të forta siç është ngjyra e purpurt ose siç quhet ndryshe ngjyra lejla, mund të jenë shumë herë më të përshtatshme për tu përdorur në hapësira të vogla. Nëse përpiqemi të imagjinojmë një përdorim të mundshëm të saj në një hapësirë më të madhe, do të kuptojmë se do të kishim të bënim me një hapësirë gjigande që është po ashtu e mbingarkuar me një ngjyrë të fortë. 

Gri

Sa më e vogël të jetë hapësira juaj, aq më të errët mund ta lyeni atë. Përdorimi i ngjyrës gri për hapësirat tuaja të brendshme duket sikur do të krijonte një hapësirë të mbyllur dhe të errët, por ndodh krej e kundërta pasingjyra gri përveç se është moderne dhe e sofistikuar, ajo mbetet përsëri e rehatshme dhe plot stil.   

Bezhë

Ngjyrat neutrale kurrë nuk janë jashtë mode, ato vazhdojnë në çdo kohë të mbeten plot stil. Kjo ngjyrë është e përshtatshme për të gjithë ata të cilët e kanë të pamundur të përfshijnë ngjyrën e bardhë në hapësirat e tyre të brendshme por që njëkohësisht nuk është gati të përdorë ngjyra të forta në këto hapësira. Në raste të tilla por edhe për të ofruar një ambjent më të bollshëm, ngjyra të tilla neutrale si ajo bezhë, janë të përkryera për tu përdorur. 

Kafe

Përdor faktorin e komoditetit në ambjentet e tuaja të brendshme me një ngjyrë të thellë dhe të fortë siç është kafja e errët. Kjo nuancë bashkuar me pak gri, krijon intimitet në një hapësirë të vogël ndenje. 

E bardhë e pastër

E bardha reflekton dritën dhe i bën muret të duken më të largëta, kështu një hapësirë e vogël arrin të ngjajë shumë më e madhe seç është realisht. Ndërkohë që e bardha mund të ketë nuanca të blusë, rozës apo edhe të jeshiles, kjo ngjyrë është thjesht e bardhë e pastër, pa pasur asnjë ngjyrë tjetër të përfshirë. Nuk është aspak e zymtë apo e ftohtë, përkundrazi është një ngjyrë që krijon një pamje dhe një ambjent plot dritë dhe ajër. 

Blu e thellë

Ngjyra e errët mund të jetë zgjedhje e përkryer sidomos në hapësira të vogla. Lyerja e një dhome me një ngjyrë të errët arrin të fshehë faktin që kjo dhomë ka realisht një hapësirë të vogël. Një ngjyrë blu e errët si kjo për të cilën po flasim, krijon ndjesinë e thellësisë.  

E verdhë 

Ngjyra e verdhë e cila nuk është totalisht e verdhë por që ngjason me ngjyrën e kashtës, është perfekte për një ambjent plot jetë dhe ngjyrë si dhe njëkohësisht është edhe e gëzueshme. Kjo ngjyrë gjithashtu krijon idenë e një sipërfaqeje të pafundme. 

Bojëqielli

Ju dëshironi që dhoma juaj e gjumit të duket e ndriçuar e freskët por edhe qetësuese njëkohësisht, sidomos nëse kemi të bejmë me një hapësirë të limituar. Kjo nuancë e lehtë por edhe e këndshme e blusë ju vjen në ndihmë për tju ofruar një ndjesi të një dhome në dukje më të madhe. Pra falë kësdaj ngjyre dhoma juaj do të duket më e madhe krahasuar atë çfarë është në të vërtetë.   

Ngjyra e pjeprit

Një nuancë mjaft e butë dhe e këndshme e rozës i shton ngrohtësi një dhome të vogël, pa e mbingarkuar atë. Bashkojeni atë ose ndërthureni me nuancën e grisë dhe të zezës për tu siguruar që të mos duket shumë e ngarkuar.   

Jeshile

Përdorni një ngjyrë të lehtë të jeshiles që vjen si ngjyra e myshkut e përzier me pak gri në të, për një hapësirë të rrethuar nga dritaret. Gjatë periudhës së verës do të duket sikur bashkohet me gjethet, ndërkohë që në dimër do tju sjellë ndërmend pranverën dhe gjithçka të bukur që sjell kjo stinë.   



Më të lexuarat në Arredim & How-To