Secondary Adv

Shkencetaret besojne se ekziston nje planet i nente

Share on Google+

Shumë astronomë janë ende të bindur se 'Planeti i Nëntë' ekziston dhe ndodhet përtej Jupiterit. 

 

"Çdo herë që ne fotografojmë përmes satelitëve," tha Surhud More, një astronom në Universitetin e Tokios, "ekziston kjo mundësi që ‘Planet Nine’ ekziston në këtë fotografi të shkrepur." Ndërsa dëshmitë për ekzistencën e saj vijnë duke u shtuar, asnjë teleskop ende nuk ka qenë në gjendje ta vërë re. Michael Brown, një astronom në Institutin e Teknologjisë në Kaliforni, thotë se ndjehet "pafundësisht optimist" se dikush së shpejti do të gjejë atë, por ekspertët thonë se kjo mund të jetë në thelb e padukshme ndaj observatorëve ekzistues si teleskopë apo mjete të tjera vëzhguese. 

 

"Mund të jetë duke qëndruar në skajet e jashtme të akullta të sistemit tonë diellor, duke u fshehur në zona të errta, duke shtrirë orbitën e trupave të largëta, ndoshta edhe duke anuar të gjithë sistemin diellor në njërën anë," mësohet të jetë shprehur NASA. Astronomët kanë debatuar nëse një planet i nëntë i pakapshëm ka orbitur përtej Plutonit për vite, por një studim i kohëve të fundit mund të provojë se ky planet misterioz është vërtetë. Studiuesit zbuluan një objekt të largët që ata sugjerojnë se ishte i shtyrë në një "orbitë të jashtëzakonshme" nga tërheqja gravitacionale e një planeti të paeksploruar. Ata thonë se gjetjet e tyre e forcojnë rastin gjithnjë bindës se ekziston një i ashtuquajtur 'Planet i Nëntë'. Ekzistenca e njhë planeti të mundshëm të nëntë që i shtohet numrit të planeteve që tashmë njihen, u teorizua fillimisht nga ekspertë në Caltech në vitin 2016 kur ata panë se një grup i objekteve të akullta në skajet e sistemit diellor kanë orbita të pjerrëta. Ata sugjeronin që orbitat e këtyre grumbullimeve të akullit, të ashtuquajturat objekte Trans-Neptunian (TNOs), u shtrembëruan nga tërheqja gravitacionale e një planeti të nëntë në sistemin diellor.  

Objektet kishin orbita eliptike që u vendosën në të njëjtin drejtim dhe u anuan 30 gradë "poshtë" krahasuar me nivelin në të cilin planetet rrethuan diellin. Ndërkohë që Planeti i nëntë nuk është parë ndonjëherë, një numër astronomësh, duke përfshirë shkencëtarët në NASA, kanë publikuar hulumtime që mbështesin teorinë. Në një letër të re, një grup ekspertësh të udhëhequr nga Universiteti i Miçiganit përshkruajnë një objekt të largët që ata panë në 2014 që mund të jetë po aq i madh sa një planeti xhuxh. Trupi shkëmbor, i quajtur BP519 i vitit 2015, arriti kulmin e interesit të ekipit, sepse orbita e tij është jashtëzakonisht e përkulur larg boshtit. Ata përdorën simulimet kompjuterike të sistemit diellor për të eksploruar se si mund të ketë lindur kjo trajektore e çuditshme. Kur studiuesit shtuan një planetë të nëntë që përputhet me vetitë e atyre të propozuara nga hulumtuesit Caltech, simulimi riprodhoi pothuajse saktësisht orbitën aktuale të BP519 2015. 

"Nuk është provë se Planeti i nëntë ekziston", tha për Quanta Profesor David Gerdes, një astronom në Universitetin e Miçiganit dhe një bashkëautor në një shkrim të ri të publikuar. "Por unë do të thoja se prania e një objekti si ky në sistemin tonë diellor e rrit mundësinë e kezistencës së një planeti të tillë." Në tetor të vitit 2017, Nasa theksoi pesë linja të ndryshme të provave që tregonin ekzistencën e objektit. Ajo tha se duke imagjinuar se Planet i Nëntë nuk ekziston gjeneron më shumë probleme sesa zgjidh. Dr. Konstantin Batygin, një astrofizikant planetar në Caltech në Pasadena, ekipi i të cilit është shumë pranë gjetjes së provave për ekzistencën e planetit, tha: "Tani ka pesë linja të ndryshme të provave vëzhguese që tregojnë ekzistencën e Planetit të Nëntë. 'Nëse do të hiqni këtë shpjegim dhe imagjinoni se ky planet nuk ekziston, atëherë ju gjeneroni më shumë probleme sesa zgjidhni. 'Papritur, ju keni pesë enigma të ndryshme, dhe ju duhet të dalë me pesë teori të ndryshme për t'i shpjeguar ato.

Studiuesit tani po përdorin teleskopin Subaru në Hawaii me shpresën e gjetjes së Planetit të nëntë, dhe shpresojnë se zbulimi do të hedhë dritë mbi origjinën e tij. Në vitin 2016, Dr Batygin botoi një studim që shqyrtoi orbitat e gjashtë objekteve në Rripin Kuiper, një rajon i largët i trupave të akullt që shtrihen nga Neptuni drejt hapësirës ndëryjore. Gjetjet e tij zbuluan se të gjitha objektet kishin orbita eliptike që tregonin të njëjtin drejtim dhe janë anuar 30 gradë "në rënie" krahasuar me rrafshin në të cilin tetë planetet rrethojnë diellin. Për ta hetuar këtë më tej, studiuesit përdorën simulimet kompjuterike të sistemit diellor me planetin e ri të përfshirë, dhe treguan se duhet të ketë më shumë objekte të anuara 90 gradë në rrafshin e tetë planeteve.

 

 


Më të lexuarat në Inovacion