Secondary Adv

Ky eshte hoteli i pare me personel robotik

Share on Google+

Një hotel Japonez është cilësuar si më i veçanti në botë duke qënë se ka një personel të gjithin të përbërë nga robotë. 

 

Robotët nuk janë të panjohur për japonezët, por një dinosaur me sensorë i cili sapo dallon lëvizje ju përshëndet në recepsionin e një hoteli ka të ngjarë të tingëllojë e habitshme edhe për më të apasionuarit pas robotikës. Mund të jetë një nga eksperiencat më të çuditshme të përjetuara në hyrjen e një hoteli, por pikërisht kjo është kryesore dhe e veçantë në zinxhirin e hoteleve Henn na, emri i të cilit do të thotë 'i çuditshëm'. Ky zinxhirë hotelesh është i pari në botë i cili ka një staf shërbimi të gjithin mekanik, pra ky hotel ka vetëm punonjës robotë.  

 

Hotel i Henn na i parë u hap në Nagasaki më 2015 dhe u certifikua një vit më pas nga Guinness World Records si hoteli i parë në botë me robotë në stafin e saj. Grupi i agjencive të udhëtimit që operon me zinxhirin tani drejton tetë hotele në të gjithë vendin, të gjithë me robotë në staf, disa prej tyre dinosaurë, ndërsa disa robotë të tjerë kanë pamje humanoide. Recepsioni në Hotel Maihama, pjesë e Henn na Hotel në lindje të Tokios, është i qetë, deri në momentin që klientët i afrohen dinosaurëve robotë që qëndrojnë pas tavolinës së recepsionit. 

Sensorët e tyre e zbulojnë këtë lëvizje dhe ato përshëndesin 'Mirë se vini'. Stafi i ndodhur pas tavolinës përbëhet nga disa dinosaurë gjigandë që ngjasojnë me ato të filmave të Jurassic Park, me përjashtim të kapeleve të vogla që janë vendosur në kokën e tyre për ti identifikuar me emrin e hotelit. Check-in në hotel bëhet përmes këtyre robotëve përmes një sistemi tabletash që gjithashtu u lejon klientëve të zgjedhin gjuhën që duan si japoneze, angleze, kineze ose koreane, për të komunikuar me robotët shumëgjuhësh. 

 

Yukio Nagai, menaxher në Henn Na Hotel Maihama Tokio Bay, madje pranon se disa klientë e quajnë këtë eksperiencë të mahnitshme. Ne nuk kemi kuptuar mjaft mirë se kur vizitorët duan të shërbehen nga njerëzit, dhe kur është në rregull që shërbimin ta marrin nga robotë,"u shpreh ai. Për mysafirët e tjerë, risia është e pabesueshme dhe e mirëpritur. Çdo dhomë është e pajisur me robota të vegjël të quajtur robotët portierë të Tapia, që ngjasojnë me robotët sferikë të Star Wars BB-8 dhe ndihmojnë mysafirët me çdo gjë, nga ndryshimi i kanaleve e deri tek muzika. Edhe peshqit që notojnë në akuariumë drejtohen nga bateritë, me drita elektrike në trupat e tyre të artikuluar, duke u ndezur dhe fikur, ndërkohë që edhe koshat e mbeturinave janë të automatizuara. 

 

Brenda dhomave të hotelit ndodhet gjithashtu një robot në formë veze. Disa punonjës njerëzjanë gjithashtu gati për të ndërhyrë në rast të ndonjë parregullsie. Sidoqoftë, Z. Nagai thotë se duke u mbështetur në robotë për gjithçka që nga recepsioni e deri tek pastrimi ka qenë një zgjedhje e efektshme në një vend me një treg të zvogëluar të punës."Është e vështirë për të siguruar punë të mjaftueshme në hotele", shtoi ai. "Për të zgjidhur këtë problem, ne kemi robotë që u shërbejnë mysafirëve". Hoteli u hap në mars të vitit 2017, si partneri i një hoteli tjetër robotik, i cili është pjesë e parkut të zbavitjes Huis Ten Bosch në Sasebo, Nagasaki, i cili u hap në vitin 2015. Hoteli i 45 dollarëve për një natë shkon përtej përdorimit të robotëvedhe ishte ndër të parët që përdorin teknologjinë e njohjes së fytyrës në vend të kartave për dhomat e hoteleve. 

Hideo Sawada, i cili drejton hotelin, i tha Associated Press në kohën kur përdorimi i robotëve ishte një përpjekje serioze për të shfrytëzuar teknologjinë dhe për të përmirësuar efikasitetin duke kursyer kostot e punës. Ai tha se shpresonte që robotët do të kryejnë 90 për qind të detyrave të kryera normalisht nga njerëzit. Në Henn na Hotel në Sasebo, dinozauri vesh një kapelë dhe bowtie, dhe mirëpret vizitorët'. Mysafiri pastaj shtyp një buton dhe fut informacionin e tij ose të saj personal në një ekran me prekje. Pasi mysafirët të lëshojnë sendet në një kuti, një krah i fuqishëm robotik e mer atë dhe pastaj e vendos atë në një hapësirë ​​të hapur në një mur ku kutitë janë grumbulluar. 

 

Një karrocë e automatizuar gjithashtu sjell bagazhet në dhomën e tyre, e cila ka një robot të vogël me një aftësi si Siri për t'iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me kohën ose motin aktual. Ndërkohë që portieri, i cili edhe ai është një robot që funksionon me sistemin e njohjes së zërit, mund të japë detaje mbi mëngjesin. Temperatura e dhomave monitorohet me teknologji që zbulon nxehtësinë e trupit dhe mysafirët mund të telefonojnë për shërbimin robotik të dhomës duke përdorur një tabletë në vend të një telefoni. 


Më të lexuarat në Inovacion