Secondary Adv

Inteligjenca artificiale do te sherbeje per rekrutimin e punonjesve

Share on Google+

Një firmë kanadeze synon të ndryshojë proçesin e intervistave të punës, duke përdorur sistemin e inteligjencës artificiale për të përzgjedhur kandidatin më të mirë.   

 

Firma Kanadeze Knockri ka ndërtuar një sistem të inteligjencës artificiale e cila lexon shprehitë e fytyrës dhe dhe lëvizjen e syve të atyre që kërkojnë punë, në videot që ato regjistrojnë gjatë aplikimeve të tyre. Sistemi përdor këto të dhëna të detajuara për të analizuar se kur aplikuesi ka aftësitë e duhura dhe ju vlerëson ju se sa të përshtatshëm jeni për pozicionin e punës, për sa i përket vetëbesimit apo edhe bashkëpunimit që kërkohet në një pozicion pune. Disa prej firmave më të mëdha janë tashmë të interesuar për këtë shërbim duke qënë se ato janë regjistruar paraprakisht për përfitimin e këtij shërbimi. Knockri shprehet se sistemi i tij ofron një gjykim më të drejtë dhe të paanshëm të kandidatëve krahasuar me rekrutuesit njerëz. 

 

Me bazë në Toronto, firma shprehet gjithashtu se kompanitë të cilat kanë nevojë të përzgjedhin midis mijëra aplikantëve mund të përdorin inteligjencën artificiale për të përballuar një punë mjaftueshëm të lodhshme siç është përzgjedhja e kandidatit më të mirë për një pozicion pune. Është e pamundur të intervistosh secilin prej tyre, pra për një rekrutues njeri të bëjë intervista me të gjithë aplikuesit, kështu shumica e kompanive funksionojnë me një proçes lotarie, u shpreh krijuesi i sistemit. Algoritmi krijon një listë të shkurtër aplikuesish për punëdhënësit që kërkojnë të mbushin vendet e punës që kërkojnë aftësi të gjera komunikimi, siç janë konsulentët të cilët kanë një proçes pune në përballje me klientët. Sistemi punon duke analizuar pamjet e kandidatëve duke iu përgjigjur pyetjeve, për shembull: 'Pse doni një karrierë në këtë fushë?' Këto pyetje bëhen përmes klipeve të paracaktuara nga një menaxher përmes kompjuterit. 

 

Duke lexuar ndryshime delikate në shprehjen e fytyrës, lëvizjen e syve dhe tonin e zërit, UA përzgjedh kandidatët që tregojnë karakteristikat e përcaktuara nga kompania e punësimit. Sistemi i inteligjencës artificiale mund t'i japë një kandidati një rezultat 91% të besimit dhe një rezultat 88% të entuziazmit, të rrumbullakosur me një aftësi të përgjithshme prej 91 për qind. Rekrutuesit zgjedhin njerëzit për të intervistuar nga kjo listë e shkurtër, dhe në fund për të marrë vendimin se kush do të punësohet nga kjo listë. Për të rritur diversitetin, lista e shkurtër u paraqitet punëdhënësve pa emra ose fytyra të bashkangjitura, vetëm rezultatet. Knockri thotë se listat e krijuara nga robotë janë të ndryshme nga ato të prodhuara nga njerëzit, me 17 për qind më shumë njerëz me ngjyrë dhe gjashtë për qind më shumë gra. 

 

Por disa ekspertë argumentuan se vendimi për të lënë në dorë proçesin e rekrutimit një roboti mund të çojë në gabime të mëdha si dhe distancim të rolit të njeriut nga çdo vendimarrje."Duket shumë shkatërrimtare," të presim që llojet e sinjaleve në fytyrën tonë të jenë një tregues i besueshëm në krahasim me disa të vërteta themelore njerëzore në lidhje me kompetencat dhe aftësitë tona", tha Dr Solon Barocas, një studiues i teknologjisë në Universitetin Cornell. Ai gjithashtu shprehu shqetësimin se sistemi mund të paraqiste një anshmërinë ku duhej ta hiqte atë.


Më të lexuarat në Inovacion