Secondary Adv

Ekspedita e vecante qe sjell Jeruzalemin e lashte permes syzeve VR

Share on Google+

Falë syzeve të realitetit virtual ju mund të eksploroni Jerusalemin e lashtë siç do të ishte shfaqur gjatë kohës së Jezusit. 

 

Ekspedita e teknologjisë së lartë ofron simulime 360-shkallë që zbulon se si kështjellat, pallatet, rrugët dhe tempujt hebrenj të Jeruzalemit dukeshin rreth 2000 vjet më parë. Qyteti përjetoi kulmin e saj nën Mbretin Herod gjatë shekullit të parë BC, duke ndërtuar shumë nga monumentet e lashta të cilat janë të famshme edhe në ditët e sotme. Muzeu i Kullës së Davidit, i cili ndodhet në kështjellën e lashtë të qytetit të vjetër, po ofron një mënyrë të tillë atraksioni për turistat gjatë këtij muaji, përpara festës çifute të Sukkot. 

Udhëzuesi turistik i realitetit virtual, "Ecje nëpër histori", u ofron vizitorëve një shans për të 'ecur nëpër rrugët e Jerusalemit dhe për të shijuar të tashmen dhe për të hedhur një sy në të kaluarën', tha drejtori i Muzeut të Kullave të Davidit, Eilat Lieber. Duke punuar me arkeologë nga Autoriteti i antikitetit Izraelit, Lithodomos VR krijoi turneun virtual për të treguar se si ishte jeta në kohën e mbretit Herod dhe për të përjetuar në kohët e sotme një periudhë 2000 vjet më parë. Herodi, një udhëheqës romak që udhëhoqi Judean në shekullin e 20-të, investoi shumë në projekte të mëdha ndërtimi në të gjithë zonën e tij. Ai mbikëqyri një zgjerim të madh të tempullit hebre në Jerusalem gjithashtu edhe kështjellën dhe pallatin ku qëndron Kulla e Davidit.  

 

Monumentet e tij, duke përfshirë kështjellën e cila ndodhet në majën e malit në Masada dhe portin e qytetit të Cezares, janë ndër vendet më të vizituara në Izrael."Veçanërisht me Jeruzalemin, mendoj se sfida më e madhe ishte krijimi i një imazhi të saktë të asaj kohe", tha Simon Young, themelues i Lithodomos VR, një firme të re australiane."Ekzistojnë koncepte, ide dhe mendime të ndryshme rreth mënyrës se si Jeruzalemi dukej në botën e lashtë por, ne duam të bëjmë një rikrijim të saktë dhe të duhur si dhe sa më pranë realitetit në lidhje me pamjen e tij rreth 2000 vjet më parë." Ekipi i arkeologëve dhe artistëve të Lithodomos VR ka prodhuar projekte të ngjashme në Londër, Romë, Athinë dhe qytete të tjera. I shoqëruar nga një udhërrëfyes, vizitorët do të mund të eksplorojnë nëntë pike të ndryshme në qytet.   

 

Turneu fillon në kështjellë, e cila është një kështjellë e epokës osmane e ndërtuar mbi majat e disa bastioneve të mëparshme, para se të kalojë nëpër lagjen hebraike të Qytetit të Vjetër e deri poshtë drejt rrënojave të Tempullit të Dytë hebrej. Në mënyrë që të shmangin ndeshjen me pamjet e një Jeruzalemi modern, pra me atë se si duket sot ky vend, vizitorët mbajnë gjithë kohën të vëna syzet e realitetit virtual teksa vizitojnë zonat pjesë të ekspeditës. Në çdo pikë, një folës pra një person me njohuritë e duhura shpjegon rëndësinë historike të strukturave që turistët mund të shohin në syze. Turneu i realitetit virtual rreth qytetit të vjetër merr rreth dy orë, u shprehën persona përgjegjës nga muzeu. 

Young thotë se ekipi i Lithodomos VR do të ishte i interesuar të shtonte zona të tjera historike në guidën e realitetit virtual që do t'i lejonte njerëzit të eksploronin Jerusalemin gjatë periudhave të tjera, siç janë kryqëzatat. Judy Magnusson, një turist australian tha se përvoja e realitetit virtual 'sjell historinë në jetë' dhe i bën historitë rreth qyteteve të tilla historike, më reale '.


Më të lexuarat në Inovacion