Secondary Adv

Zbulohet lenda qe do krijoje baterite e lengshme te se ardhmes

Share on Google+

Disa kimistë mendojnë se bateritë e së ardhmes mund të jenë të lëngshme dhe të përbëra nga një lloj boje zakonisht e përdorshme. 

 

Boja për të cilën flitet është metilen blu e cila krijon një ngjyrë të fortë të kaltër. Boja duket mjaft e këndshme në pamje të parë por ajo mund të jetë e rrezikshme kur bashkohet me ujërat e zeza të fabrikave të tekstilit. Anjula Kosswattaarachchi, është një kimiste në universitetin e Buffalos e cila është mësuar të punojë me tekstilet në institutin e Nanoteknologjisë në Sri Lanka, për këtë arsye ajo ishte mjaft e informuar rreth problemit të ndotjes nga metilen blu. Në Buffalo kimistja studioi një tip të baterisë së lëngshme të quajtur bateria e rrjedhshme, dhe ajo gjithashtu punoi në një projekt i cili ishte i fokusuar në heqjen e materialeve të rrezikshme nga ujërat e zeza. Ajo pati idenë për të kombinuar të dy konceptet dhe për një kohë të gjatë ka qënë duke punuar në një projekt për të parë nëse ujërat e zeza të cilat përmbajnë lëndën e metilenit blu, do të mund të fuqizojnë këto bateri të lëngshme. 

 

Studimi është ende në fazat e para dhe gjithashtu ekipi nuk ka punuar ende me materialin por kjo mund të jetë një ide dhe zbulim që ka një përfitim të dyfishtë. Kimistja e cila është përgjegjëse për studimin është shprehur se kjo është një bojë e zakonshme e cila ka një përdorim mjaft të përhapur pasi ajo prodhon një ngjyrë mjaft të veçantë. Një bojë e tillë gjithashtu sipas saj gjen përdorim edhe në mjekësi kur përdoret në dozën e duhur, por është mjaft e vështirë sipas saj të gjendet doza e duhur e kësaj lënde, dhe kur një gjë e tillë nuk ndodh, atëherë mund të bëhet e rrezikshme. Përdorimi i keq i kësaj lënde kimike mund të sjellë dëme të mëdha në organizmin e njeriut deri në mutacione gjenetike, si dhe ajo njihet si mjaft e dëmshme për mjedisin. Kur ajo hidhet në ujë, depërtimi i rrezeve të diellit pengohet, dhe një gjë e tillë do të dëmtonte fotosintezën. Lidhur me studimet rreth saj, njihet si boja e cila është studiuar më së shumti për shkak të përpjekjeve për ta hequr atë nga uji. 

Pra ideja kryesore mbetet që të përdoret kjo bojë e cila është e bashkuar me ujërat e ndotura, për të prodhuar në këtë mënyrë një lloj baterie të lëngshme. Në vend që të eleminohet kjo bojë nga uji, ajo mund të përdoret ashtu siç është e përzierë, për të fuqizuar bateritë e së ardhmes. Sipas kimistes një bateri e lëngshme është e formuar nga dy rezervuarë të jashtëm të cilat mbajnë këto elektrolite të lëngshme. Elektrolitet shtyhen nga qëndra dhe një reaksion kimik ndodh për të fuqizuar baterinë. Është një fushë relativisht e re studimi, shprehet Kosswattaarachchi, por avantazhi është se këto bateri të lëngshme janë të sigurta, ato janë prej lëngu dhe nuk do të marrin flakë. 

 

Pra në këtë mënyrë gjithashtu eleminohen problemet e ndodhura zakonisht me bateritë e tjera. Rezervuarët ose enët që mbajnë lëngun do të jenë jashtëzakonisht të mëdha, kështu ato do të bejnë të mundur të fuqizojnë pajisje të një shkalle të lartë pra që kërkojnë shumë fuqi, si dhe mund të ruajnë energji në një kohë më të gjatë. Metileni blu është pjesë e lëngut që ne do të ruajmë dhe pompojmë në enët furnizuese. Ne llogarisim se ne duhet të jemi në gjendje të gjenerojmë deri në 9.6 kiloxhaul për litër me metilen blu si komponent në bateri. Në praktikë, metileni do të duhet të kombinohet me një material tjetër, kështu që ne ende po bëjmë kërkime për gjetjen e atij materiali. Dhe ne ende kemi nevojë të përdorim mostra të ujërave të zeza reale për të testuar. Ky është hapi tjetër, u shpreh kimistja.  


Më të lexuarat në Inovacion